E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet punishtja me ijera litra pije false

05/11/2010Operacioni Pipeta arrestohet 32-vjecari prodhonte lengje dhe uje te markave te ndryshme

ELBASAN- Pipeta eshte cilesuar operacioni me i suksesshem i policise se Elbasanit. Nga ky operacion jane bllokuar mijera pije freskuese fals stampa etiketa nje linje prodhimi dhe nje sasi pluhuri esence ne fshatin Hajdaran dhe fshatin Derstile te komunes Gjinar ne rrethin e Elbasanit. Ne pranga ka rene shtetasi Besnik Panxhi me banim ne Hajdaran te komunes Shushice ne rrethin e Elbasanit.

Punishtja

Ky shtetas kishte investuar parate ne nje linje prodhimi te pijeve freskuese te markave te ndryshme madje duke marre te drejten e ujit mineral Bukaniku. Shtetasi 32-vjecar kishte zgjedhur nje fshat te larget per te ngritur punishten per prodhimin dhe paketimin e pijeve te tilla si Coca-Cola leng rrushi leng molle limonada Fanta si dhe uje mineral Bukaniku. Drejtori i Policise se Elbasanit Sajmir Muca deklaroi se i arrestuari ka filluar aktivitetin rreth 5 muaj me pare. Pas sinjalizimeve te marra eshte vene nen hetim deri ne arrestimin e tij nje dite me pare nga agjentet ne shtepi. Nderkohe jane sekuestruar nje sasi e madhe pijesh freskuese dhe mjetesh per prodhimin e tyre. Arrestimi i tij u be pasi ky shtetas prej afro 5 muajsh prodhonte dhe shiste ne menyre te kunderligjshme pije dhe lende te tjera te rrezikshme per shendetin duke falsifikuar stampat e ambalazhit te pijeve freskuese dhe te ujit te pijshem. Mesohet se ai i shiste kryesisht ne dyqanet e zonave rurale dhe ne lokalet e ketyre zonave. Nga ana jone gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e tij ne fshatin Hajdaran te komunes Shushice te rrethit Elbasan si dhe ne fabriken e tij te ndertuar ne fshatin Derstil te komunes Gjinar Elbasan u gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale pijet e meposhtme 250 koli Cola extra ose 1130 litra te ambalazhuar 300 koli Leng molle ose 1700 litra te ambalazhuar 20 koli Leng rrushi ose 156 litra te ambalazhuar te gatshem per shitje ne treg 40 koli Fanta ose 220 litra te ambalazhuar te gatshem per shitje ne treg 1 5100 bidone plastik me etikete uji natyral Bukaniku ose 6530 litra te ambalazhuar te gatshem per shitje ne treg 3000 cope bidone plastike boshe 36.000 tapa bidoni plastike 85.000 pipeta per prodhim bidoni plastik. Gjithashtu eshte sekuestruar nje linje prodhimi per pije freskuese ne gjendje pune nje linje paketimi per bidone plastik 150 mije cope etiketa per bidone plastike dhe 50 kg pluhur me ngjyre te bardhe esence per prodhim pijesh dhe etiketa per bidone plastik 150.000 cope. Burime te Drejtorise se Policise bejne te ditur se shtetasi Panxhi do te duhet te pergjigjet per falsifikim te vulave stampave ose formulareve parashikuar nga neni 190 i KP si dhe prodhim dhe shitje te ushqimeve dhe lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin parashikuar nga neni 288 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›