E Diel, 1 Nëntor 2026

Prudentino ne apel gjykata le masen arrest me burg

05/11/2010Avokati pretendon per paligjshmeri te arrestimit dhe te sekuestrove. Familjaret Vuan nga diabeti

VLORE- Pas Gjykates se Shkalles se Pare eshte Gjykata e Apelit ajo qe vendos ligjshmerine e arrestimit te Prudentinos duke lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare ne Vlore.

Seanca

Ka qene ora 10.00 kur ne Gjykaten e Apelit te Vlores eshte zhvilluar seanca gjyqesore per ceshtjen Prudentino pas nje kerkese te bere nga avokati i te pandehurit per te revokuar vendimin e shkalles se pare per arrestimin e te akuzuarit per nje sere veprash penale ne shtetin fqinj. Ne sallen e gjyqit ka qene edhe i pandehuri si dhe familjaret e tij. Duke qene se mbrojtja ka dorezuar disa kerkesa per tu shqyrtuar ne gjykate avokati Ferdinand Doja ka kerkuar disa minuta pushim per tu njohur me aktet. Pas rifillimit te seances avokati mbrojtes ka folur mbi momentin e arrestimit ku eshte shprehur se shteti italian edhe pse e kishte nxjerre urdher-arrestin ne daten 20 shtator nuk beri asnje perpjekje per ta arrestuar ne banesen e tij ne Itali ndersa per sa i perket arrestimit ai ka ardhur me identitetin e tij dhe jo i fshehur apo me identitet te rreme por si nje qytetar duke kaluar ne piken kufitare. Avokati e ka quajtur shtetin shqiptar si te perdorur pasi nuk u zbatua ne shtetin italian arrestimi por ne ate shqiptar nderkohe qe ky arrestim sipas avokatit ka terrorizuar familjen e te akuzuarit pasi fillimisht ka arrestuar te birin per te atin. Avokati eshte ndalur edhe te faksi qe shteti italian i ka derguar shtetit shqiptar faks per arrestimin ku sipas Dojit edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate nuk jane dorezuar ne origjinale dokumentacionet. Edhe per sa u perket sekuestrove avokati eshte shprehur se jane te paligjshme pasi pervec sendeve te te akuzuarit jane sekuestruar sende celulare apo karta krediti dhe te pjesetareve te tjere te familjes se tij. Avokati ka shtuar se Albino Prudentino nuk ka rrezik ikje dhe per kete arsye masa e sigurimit nuk ka pse te jete arrest me burg por duhet te ndryshohet. Pas avokatit ka qene prokurori i ceshtjes Pelivan Malaj i cili ka hedhur poshte pretendimet e avokatit duke u shprehur se rastet e bashkepunimeve mes shteteve te tjera per arrestime per llogari te shteteve te tjera jane te shumta ashtu si dhe shteti italian ka arrestuar shume te kerkuar per llogari te Shqiperise. Per sa i perket ceshtjes se faksit prokurori eshte shprehur se ne raste te ngutshme njoftimet vijne jo vetem me faks por edhe nepermjet telefonit keshtu qe edhe ky pretendim rrezohet. Prokurori Malaj ka hedhur poshte edhe kerkesen e avokatit per ndryshimin e mases duke e quajtur jo te rrezikshem te pandehurin ai eshte shprehur se duke nisur edhe nga akuza ai paraqet rrezikshmeri. Ne perfundim te fjales se tij ai ka kerkuar mosndryshimin e vendimit te shkalles se pare per te pandehurin. Pas fjales se prokurorit trupi gjykues i kryesuar nga kryetarja e Gjykates se Apelit Alma Licaj ka vendosur te ruaje vendimin e shkalles se pare e cila vendosi arrestimin e Prudentinos si dhe sekuestrimin e pasurive te tij. Deri tani kjo ka qene seanca me e gjate per kete ceshtje duke kaluar nje ore.

Familjaret

Burime nga gjykata bejne te ditur se familjaret kane kerkuar te avokati dhenien e nje leje per dorezimin e ilaceve prane autoriteteve te burgut per problemet shendetesore qe ai ka. Prudentino vuan qe prej nje kohe te gjate nga semundja e diabetit. Aktualisht ne Gjykaten e Shkalles se Pare po vijojne disa procese per Prudentin ku lidhen si me ekstradimin dhe akuzat kunder tij po ashtu edhe per sa u perket sekuestrove te ndryshme te vendosura pas arrestimit te tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›