E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trojet, riarrestohet kryeplaku

KUCOVE- Kryeplaku i akuzuar per falsifikimin e nje dokumenti pronesie, duke favorizuar kryekomunarin e Perondise, ka perfunduar dje per here te dyte ne pranga. Ismet Kapllani, 50 vjec u ndalua nga uniformat blu te Kucoves, pasi dyshohet se ka thyer vendimin e gjykates me arrest shtepiak. Burime zyrtare bene me dije se pasditen e djeshme eshte bere arrestimi i ish kryeplakut te fshatit Tapi, i cili se bashku me tre zyrtare te tjere te komunes, gjykohet per "shperdorim detyre". Kapja eshte bere jashte baneses se 50 vjecarit, duke zbuluar edhe thyerjen e urdhrit te Gjykates se Apelit Vlore, e cila dy muaj me pare la te lire Kapllanin, me kushtin qe te mos dilte nga banesa deri ne perfundim te procesit. Bashke me te gjykohen kryekomunari i Perondise, Ramiz Oboni dhe tre punonjes te kadastres.

Ishte gjykata e Apelit ne Vlore, e cila vendosi gjykimin ne "arrest shtepie" per 50 vjecarin duke ndryshuar vleresimin me "arrest ne burg" qe kishte dhene gjate muajit gusht gjykata e Shkalles se Pare ne Berat. Dy muaj me pare, Kapllani, njekohesisht punonjes i komunes Perondi, u arrestua nga policia pas nje urdhri te leshuar nga organi i akuzes. Ai akuzohet se ne cilesine e anetarit te Komisionit te Kthimit dhe Kompesimit te Pronave, duke falsifikuar aktet e gjendjes civile dhe duke shperdoruar detyren, ka siguruar marrjen e nje toke ne menyre te padrejte per kreun aktual te komunes, Ramiz Oboni. Pas arrestimit, Gjykata e Beratit vendosi qe 50 vjecari te gjykohej ne "arrest ne burg", vendim te cilin e ndryshoi Apeli i Vlores. Por diten e djeshme, Kapllani mesohet ka kete thyer kete mase, duke dale nga banesa, c'ka solli menjehere riarrestimin e tij. Ne dosjen e prokurorise gjenden edhe emrat e kryekomunarit dhe tre vartesve te tij, mes te cileve Xhemile Qejvani, punonjese e kadastres, e ndaluar tre jave me pare.

Prokuroria urdheroi dy muaj me pare arrestimin e kreut te komunes Perondi, Ramiz Oboni dhe kater ish-anetareve te Komisionit te Kthimit te Pronave, pasi akuzoheshin per falsifikim te dokumenteve me qellim perfitimin e nje siperfaqe toke prej 2 mije metrash katrore per Obonin. Zyrtaret u arrestuan menjehere dhe me pas u lane te gjykoheshin ne gjendje te lire.

Policia e Beratit arriti te ndalonte fillimisht kater prej zyrtareve, perfshi kryekomunarin dhe me pas punonjesen e kadastres, Xhemile Qejvani. Dosja e abuzimit me trojet gjendet nen proces gjyqesor me te pandehur kryetarin e komunes Perondi, Ramiz Oboni, vartesit Selim Piraj, Ismet Kapllani, njekohesisht kryeplak dhe Zarif Shushari.

Eriola Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›