Zbulohet sekreti i ndertimit te piramidave

Shkencetaret nga e gjithe bota kane tentuar te kuptojne menyren se si egjiptianet ia kane arritur te ndertojne piramidat e tyre gjigande. Tashme nje arkitekt dhe kerkues ne Universitetin Norvegjez te Shkences dhe Teknologjise thote se ka pergjigjen per kete lsquopazell antik e te pazgjidhur.
Kerkuesit kane qene ne dileme per shkak te peshes shume te madhe te gureve duke lene pas dy probleme madhore Si arriten egjiptianet te vendosnin keto blloqe te medha ne vende precize Dhe e dyta si ka mundesi qe nje arkitekt te kete mundur te komunikoje keto plane tek nje turme punetoresh prej 10 mije vetash ku asnjeri prej te cileve nuk dinte te lexonte
Nje strukture 7 milione tone
Kjo ishte nje nga pyetjet me te cilat u perplas Ole J. Bryn nje arkitekt dhe profesor i asociuar ne Fakultetin e Arkitektures dhe Arteve te Bukura ne Universitetin Norvegjez te Teknologjise dhe Shkences kur nisi te studionte mbi Piramiden e Madhe te Kufuse ne Giza. Piramida e Kufuse qe njihet gjeresisht si Piramida e Keopsit permban 2.3 milione blloqe guri qe peshojne afersisht 7 milion tone. Ne nje lartesi prej 146.6 metrash mbi toke ajo mbajti rekordin si struktura me e larte e ndertuar nga dora e njeriut per rreth 4 mije vjet.
Ajo qe zbuloi Bryn ishte shume e thjeshte. Ai beson se egjiptianet shpiken modelin e sotshem duke ndare sistemin e matjes se struktures nga vete ndertesa duke shpikur ate qe sot quhet tolerance ne radhet e arkitekteve dhe inxhiniereve.
Pika e Brynit
Bryni studioi planet e afersisht 30 piramidave me te lashta egjiptiane dhe zbuloi sistemin e precizonit qe mundesonte egjiptianet per te arritur piken me te larte te piramides qe quhet pika apeks me nje precizion mbreselenes. Duke eksploruar berjen e planit te piramidave ai tha se mund te pergatise dokumentacionin e plote jo per nje por per te gjitha piramidat.
Per aq kohe sa arkitekti di dimensionet kryesore te piramides ai mund te projektoje ndertimin ashtu sikurse do te bente me nje ndertese moderne por me metoda dhe matje qe njiheshin ne Egjiptin e lashte sipas Brynit.
Ne nje artikull shkencor te publikuar ne maj te vitit 2010 ne Revisten Nordike te Kerkimit Arkitektural Bryn diskutoi aspektet qe mund te shpjegojne ndertimin e piramidave egjiptiane duke marre parasysh pikerisht ndarjen mes fizikes dhe matjeve.
Harta e re
Nese parimet qe ndodhen pas teorise se Brynit jane te verteta atehere arkeologet do te kene nje harte te re qe demonstron se piramidat nuk jane thjesht nje grumbull guresh me struktura te panjohura por me sakte struktura me precizion marramendes.