E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet sa do te ulet viza ne fazen e fundit

Standard publikon sot sasine e pikeve per te cilen eshte ulur viza e pranimit ne universitet vitin e kaluar

Faza e trete e regjistrimit do te ule vizen si nje shprese per te gjithe ata qe nuk kane fituar. Standard boton sot sasine e pikeve qe jane ulur vjet nga regjistrimi i dyte. Kete vit duke qene se nuk do te kete formulare A3 dhe A4 sikurse ka pasur vitet e kaluara dhe duke qene se nuk do te procedohet me ulje vize Ministria e Arsimit ka percaktuar qartazi tri fazat e vetme te regjistrimit ne institucionet publike te arsimit te larte. Pas fazes se ndermjetme qe perfundoi sot do te kete edhe nje faze tjeter me te cilen do te mbyllet procedura e pranimit ne universitete per kete vit akademik. E njejta procedure do te ndiqet edhe per regjistrimin perfundimtar qe do te nise nga data 7 deri me 9 tetor pas shpalljes se fituesve me 6 tetor. Ne te njejten periudhe do te kryhen edhe cregjistrimet e kandidateve te cilet kane fituar nje preference me te larte ose qe jane shpallur per here te pare fitues. Nderkaq kandidatet te cilet edhe ne listat e ndermjetme rezultojne fitues ne te njejtin program studimi nuk eshte e nevojshme te regjistrohen. Ministria paralajmeron se kandidatet te cilet nuk kryejne regjistrimin brenda datave te percaktuara ne kete udhezim per cfaredo lloj arsyeje humbasin te drejten e regjistrimit dhe te vazhdimit te procesit dhe si pasoje keta kandidate nuk do te perfshihen ne listen perfundimtare te fituesve. Dokumentet e nevojshme jane deftese pjekurie ne mungese te origjinalit vertetim me liste notash me fotografi ose dokument me fotografi i leshuar nga Arkivi i Shtetit me notat perkatese te nenshkruara nga drejtori i shkolles dhe nga drejtori i Drejtorise Arsimore Rajonale Zyres Arsimore dokument identifikimi leternjoftim pasaporte dhe fotokopje te tij. Ne dosje mbahet vetem fotokopja e dokumentit te identifikimit 2 fotografi si edhe mandatarketimi i tarifes se regjistrimit prej 1.550 leke paguar ne nje nga bankat e nivelit te dyte.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›