Zanatciu i bicikletave
Petrit Dalipi eshte 58 vjec dhe per te jetuar rregullon bicikleta. Nje profesion te cilin e ka mesuar per te mbijetuar pasi e larguan nga puna ne Uzinen Enver ne fillim te viteve 90.
Ne nje qytet si Tirana rruget e se ciles gelojne nga makinat rralle here sheh njerez qe per te levizur preferojne bicikletat. Sot cdo dite e me shume qytetaret po priren drejt perdorimit te makinave qofte edhe per te shkuar tek dyqani i bukes. E ndersa Bashkia e kryeqytetit shpesh deklaron se ne prioritetin e saj eshte edhe stimulimi i levizjes me bicikleta apo me mjete te transportit publik kjo edhe duke ndertuar korsi te dedikuara ne rruget kryesore te kryeqytetit numri i atyre qe perdorin kete mjet te thjesht levizes po pakesohet gjithnje e me shume. E bashke me ta po shkon drejt zhdukjes edhe zanati i atyre qe rregullojne bicikletat.
Petrit Dalipi eshte nje zanatci i tille. do dite ne oren 800 te mengjesit ai del me karrocen- biciklete ne rrugen Ali Demi per te nisur si kushdo diten e punes. Banken e punes nje nderthurje mes karroces dhe bicikletes Petriti e perdor si mjet transporti dhe vend pune njekohesisht. Aty ai ka vendosur ndonese jo me nje rregull te caktuar gjithcka i duhet per nje dite te zakonshme pune celesa bulona pjese te ndryshme metalike apo edhe goma te plota biciklete.
Gjithcka duhet per te rregulluar nje biciklete e gjen aty. E kete e dine te gjithe ata qe kalojne cdo dite para vendit ku punon Petriti madje edhe nxenesit e shkollave te cilet prinderit u kane premtuar qe do tu rregullojne bicikleten e prishur ne fundjave por nga padurimi pasi dalin nga shkolla vrapojne drejt kesaj mini kioske me fjalet Xhaxhi Petriti me duhet nje si kjo duke treguar dicka te karroca per bicikleten time. Megjithese te tille femije kalojne aty cdo dite ustai i bicikletave thote se klientet e tij jane njerez me te medhenj ne moshe. Femije nuk vijne shume- thote 58 vjecari Pasi prinderit nuk u blejne bicikleta per shkak te merakut qe kane nga makinat. Kliente qe vijne jane te rritur ne moshe.
Ne nje dite te mbare pune ai mund te rregulloje deri ne pese bicikleta por kjo rralle ndodhe. Ka dhe dite te keqija kur mund te rregulloje vetem nje biciklete ose me pak. Megjithate te ardhurat qe arrin te siguroje nga kjo pune nuk jane asnje here te mjaftueshme. Me veshtiresi arrij te nxjerre muajin tregon Petriti pasi ai eshte i vetmi qe punon ne familjen e tij prej kater personash. Bashkeshortja e semure nuk eshte ne gjendje te punoje ndersa dy femijet djali dhe vajza mund te gjejne vetem pune te perkohshme. Kjo eshte arsyeja se perse Petritin e gjen cdo dite ne te njejtin vend duke mirepritur klientet e rastit.
Nuk ka qene gjithmone keshtu i pergjigjet pyetjes se sa kohe ka qe rri ne kete rruge. Deri para 20 vitesh kisha nje pune isha metalurg ne uzinen Enver. Por me pas erdhi demokracia dhe na nxoren ne rruge. Me dicka duhej te merresha- tregon. Dhe atehere i duhej nje pune. Bujk nuk mund te behesha dot ne mes te Tiranes- tregon Hekurat me kane terhequr gjithmone dhe keshtu nisa te rregulloje bicikleta- thote Petriti. Ne fillim me ndihmen e nje te njohuri dhe prej disa vitesh ka ngritur biznesin e vet. Nje biznes qe do te vazhdoje te jete burimi kryesor i te ardhurave per kete familje per sa kohe policia bashkiake apo ndonje tjeter polici do ta detyroje Petritin te largohet nga rruga.