E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet skema e shëmtuar, ja si CEZ vodhi shqiptarët

Matesit e energjise gjate periudhes kur CEZ Shperndarje drejtohej nga ceket, kontrolloheshin edhe ne oren 02.00 te mengjesit. Jo nga kontrolloret, por nga persona te autorizuar nga drejtuesit ceke, te cilet me ane te kompjutereve, nga shtepia, ndryshonin te dhenat duke shtuar ne menyre abuzive kilovatet e energjise te konsumatoreve.

Skema eshte zbuluar nga prokuroria e cila pasi ka vezhguar te dhenat ne kompjuteret e sekuestruar te CEZ Shperndarje ka zbuluar nje skeme te mirefillte te gjobevenies ndaj qytetareve. Me ane te aparatit te regjistrimit merrej numri i matesit te energjise per t’u kaluar fshehurazi ne rrjet. Me pas te dhenat e matesve te konsumatoreve te vecante ndryshoheshin ne menyre te fshehte ne kompjuteret e kompanise CEZ Shperndarje qe pak kohe para se te largohej nga shteti shqiptar, u veteemertua CEZ Albania.

Per konsumatoret e thjeshte, shumat arrinin deri ne 65 mije leke te reja, ndersa per bizneset, faturat abuzive ishin afersisht rreth 450 mije leke te reja. Faturat vinin aforfe dhe si te tilla duhet te paguheshin menjehere. Ne rast te kundert, nderpritej energjia elektrike dhe konsumatoret kishin dy rruge, ose te paguanin me keste ose te hidhnin ne gjyq kompanine. E nese do te pritej kalvari i pafund me gjyqesorin, zor se do te kishte shanse per te fituar ne kohe te drejten. Ndersa nga ana tjeter, mospagesa e faturave fiktive me shuma abuzive dhe te papranueshme, ishte e domosdoshme, pasi disa kompani private qe ceket e CEZ kishin pajtuar, prisnin dritat per cilindo person apo biznes qe rezultonte se ishte vonuar me pagesat e energjise elektrike.

Ne sistemin e te dhenave te CEZ keto fatura te larta arsyetoheshin si gjoba per shkak te lidhjeve te paligjshme, ndersa per te gjobiturit rezultonin fatura te rregullta aforfe. Sipas prokurorise eshte provuar se jo pak, por per 14 mije konsumatore, CEZ ka abuzuar me mbifaturim dhe vendosje gjobash.

Tashme nje grup punonjesish te CEZ Shperndarje po hetohen si personat qe kishin marre persiper te ekzekutonin kete skeme vjedhjeje. Deri tani tre jane identifikuar dhe mbajne pergjegjesi direkte. Per te gjithe keto, ky grup faturistesh kibernetike, jane paguar nen dore apo me shperblime me shuma te ndryshme per sherbimin e vecante qe kryenin per kompanine ceke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›