E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pangalos: Shqiperia nuk na e ka nevojen

“Shqiperia nuk na e ka nevojen”, keshtu shkruan ne analizen e tij ish-zevendeskryeministri dhe minister i te gjitha qeverive greke te PASOK, Teodoros Pangalos ne gazeten “To Vima” e se dieles. Duke iu referuar ngjarjes se vitit 2006, kur pas fitores se Shqiperise ndaj Greqise ne futboll, pasoi dhuna dhe thirrjet antishqiptare te tipit “Shqiptar, shqiptar, grek nuk behesh kurre!”, Pangalos ben nje krahasim te ekonomive aktuale greke dhe shqiptare. Ish zevendeskryeministri grek i referohet per kete, nje raporti sekret te sherbimit inteligjent amerikan, me te dhena per ekonomite e dy vendeve. “Eshte e natyrshme qe nje milion shqiptare te cilet jetojne dhe punojne ne Greqi donin te festonin fitoren e ekipit te tyre te futbollit ne pjese te ndryshme te Athines dhe ne qytete te tjera, ku u rrahen dhe me pas u arrestuan nga policia. Perse po e kujtoj kete? Sepse na ra ne dore nje raport sekret nga CIA amerikane, me titull “Krahasimi i ekonomive””, shprehet Pangalos.

“Papunesia ne Greqi arrin 24% dhe vendi eshte i 172-ti ne bote, nderkohe qe Shqiperia shenon vetem 13% te papune dhe eshte ne vendin e 133. Investimet ne kapital fiks ne Greqi jane 10% te PBB, ndersa ne Shqiperi arrijne 25% te PBB. Shqiperia ka nje deficit buxhetor vjetor -3.3%, ndersa Greqia lufton qe te qendroje ne -9.5% dhe kete vit leviz ne deri -15%. Borxhi i Shqiperise eshte 60% i PBB ndersa ai i Greqise 161% i PBB. Shqiperia eshte ne vendin e 47 ne bote per borxhin, ndersa Greqia ne vendin e 3-te”, veren politikani i larte grek, referuar raportit ne fjale.

Pangalos e mbyll analizen e tij per publikun grek dhe ate nderkombetar, duke thene: “Shqiperia po i ploteson te gjitha kushtet formale per te hyre ne euro. Ajo ushtron nje politike sistematike e te pavarur per t’u afruar me BE dhe nese e doni ta them me fjale te tjera “as qe na e ka nevojen fare”". Dhe ne fund, z.Pangalos shprehet: “Eshte e veshtire tani te kendoni te njejten kenge shoviniste me mosperfillje si ne vitin 2006, “Shqiptar, shqiptar, grek nuk mund te behesh kurre””..

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›