E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bizneset ndotit mjediset publike, ambalazhe e inerte në trotuare (FOTO)

ndotja-trotuar-1Tiranë- Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sot sjellim në vëmëndje ndotjen alarmante të rrugës Bardhok Biba në kryeqytet.

Siç shihet edhe nga pamjet e mbërritura në adresën elektronike info@gazetaidea.com mbeturinat kanë mbushur njërën anë të rrugës, edhe pse kazanët janë aty.

Kartonë, ambalazhe dhe inerte të ndryshme mesa duket të bizneseve përreth, të cilët nuk marrin asnjë penalitet për ndotjen që i ofrojnë hapësirave të përbashkëta publike.

Ndërkohë nga pamjet duket fare qartë se si kanalet kulluese s’kanë kapakë e mbeturinat i kanë kthyer ato në vendgrumbullim mbetjesh, ku në ditët me shi uji vërshon në rrugë për shkak të bllokimit të tyre.

Inerte hidhen në trotuar

Inerte hidhen në trotuar ◄ Back Next ► Picture 1 of 3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›