Berisha: Zgjedhjet, opozites do t’i ngecin ne fyt ngjalat Rozeta Rapushi
Kryeministri, Sali Berisha, u shpreh dje nga qyteti i Fierit se mandati i ri do te jete mandati i statusit dhe negociatave, i progresit te madh drejt anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Ndersa shtoi se opozites, do t’i ngecin ne fyt ngjalat e Nard Kokes. “Le t’i leme ata ne aleancen e ngjalave dhe ju betohem, ate betim qe bera ne Kashar po e bej edhe ketu, se: do te ngecin ne fyt ngjalat e Nard Kokes. Ketu do te jemi. Dhe ai nuk e di se cdo te thote te te ngelin halat e ngjalave. Nuk ka doktor qe t’i nxjerr”, - tha kreu i qeverise gjate perurimit te nje seri rruges lokale dhe dytesore ne Qarkun e Fierit. Ne kete kuader, kryeministri premtoi se ne kater vitet qe vijne, qeveria demokratike do te shkoje ne cdo komune, ne cdo fshat dhe do te ndertoje infrastrukturen me moderne. Kryeministri permendi se kjo qeveri ka ndertuar dhe rindertuar mbi 1000 shkolla ne zonat rurale dhe te gjitha shkollat e fshatrave te Shqiperise do te kene standarde te njejta me shkollat e qyteteve. “Ne kemi ndertuar dhe rindertuar qindra ujesjelles. Ne do te bejme gjithcka qe cdo fshat i Shqiperise te furnizohet me uje te rrjedhshem. Katervjecari qe vjen, do te jete katervjecari i 3-fishimit te granteve per fermeret shqiptare, i finalizimit te infrastruktures se Shqiperise rurale”, - premtoi Berisha. Nga ana tjeter sipas tij qendron zoteria qe ka alternativen e mohimit. Kryeministri tha se Rama flet se nuk eshte ndertuar asnje kilometer autostrade, nje genjeshter e madhe sipas tij ne Shqiperine e genjeshter te PS-se. “Ne Shqiperine e tyre te genjeshter, gjithcka qe keni bere ju keto 8 vite, gjithcka qe kemi bere se bashku keto 8 vite nuk ekziston. Nuk ekziston kjo rruge, nuk ekzistojne keto shtepi te reja, nuk ekziston rruga e Cakranit, nuk ekziston rruga Levan – Tepelene, nuk ekziston rruga Levan – Vlore, nuk ekziston autostrada Vlore – Levan, autostrada Fier – Lushnje, nuk ekziston anetaresimi ne NATO, nuk ekziston levizja e lire. Per ta ekziston vetem erresira e tmerrshme qe ka pushtuar mendjet e tyre per pushtet, qe, me sa duket, nuk do ta shohin me asnjehere. Dje u thoshte shqiptareve se jane ne rrezik”, - permendi kryeministri. Duke ironizuar me deklaratat e kreut socialist, Berisha tha se “Ai shkon ne Tropoje dhe u thote atyre qe diku ketu nga Geghyseni i kam rrenjet. Ata me thone mua. Jo, u them, eshte tallur. Shkoi ne Mbreshtan, thote aty ka trojet, buze Shpiragut. Shkon ne Shkoder dhe thote – une ketej jam. Edhe konvertohet cdo 5 vjet, sipas oreksit. Shkon ne Durres dhe thote - une jam nga Durresi. Ai eshte vetem nga vetja e tij dhe nga askund nuk eshte. Ndaj dhe ju ftoj te vazhdojme se bashku kete beteje per kete projekt, i cili ka qellim madhor per te nxjerre fshatin shqiptar nga nje trashegimi e pamerituar dhe per ta bere ate fshatin e nje vendi te zhvilluar, fshatin e nje vendi evropian”.