E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet skema e tenderit të uniformave. Fituesi i premtuar me dy firma

Tenderi për blerjen e uniformave ushtarake, që është zhvilluar më 9 korrik në Ministrinë e Mbrojtës, duket se po shkon drejt finalizimit sipas preferencave të Ministrit Arben Imami. Firma D&E, e cila është përgatitur të shpallet fituese, duket se është një skemë e përgatitur nga një kompani, e cila ka fituar gjithë tenderët e skrapit në Ministri të Mbrojtjes. Pavarësisht administratores formale, pas saj, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, qëndron shoqëria Iliria Acessori, që gjithashtu ka ofertuar te kjo procedurë për blerjen e uniformave. Kjo firmë e ka dhënë ofertën e saj në euro e jo në lekë. Është paraqitur me çmimin total pa TVSh 8.740.106 euro. Administratori i kësaj firme me te dy firmat e vete ka marrë të gjitha tenderimet në ketë ministri që nga koha kur ka ardhur Arben imami.

Kompania Iliria Acessori mban vendin e pestë nga renditja.

Na është bërë shumë presion për arsyen se nga i marrin informacionet gazetarët. Na është kërkuar që duhet ta mbyllim procedurën dhe fituese duhet të shpallen dy firmat motra ose D&E që është denkospiruar, ose pronarja e saj, që është Iliria Acessori me administrator dhe pronarin e këtyre dy firmave z.Ismail Kadiu, shkruan për gazetën Tema një zyrtar i lartë i Ministrisë se Mbrojtjes. Kjo kompani renditet e pesta dhe ka një çmime më të lartë se firma e parë rreth 1.5 milion USD, një dem ekonomik i konsiderueshëm dhe fitim i madh për palën fituese.

Nëse u hedh një sy tenderëve për skrap bërë nga Ministria e Mbrojtjes, shikohet se Iliria Acessori ka fituar tenderat e skrapit të gjithë ushtrisë qyshkurse zoti Imami është bërë ministër. Në disa raste janë anuluar tenderë që fituesi të shkonte aty ku dëshironte ministri, thotë burimi i gazetës Tema në Ministrinë e Mbrojtjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›