Aksident i rëndë në Shkodër, 3 viktima
Një aksident me pasojë vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja e rëndë është shënuar në hyrje të qytetit verior në urën e Bunës ku një makinë nga dalë nga rruga duke përplasur dy gra, të cilat udhëtonin me biçikletë, raporton Ora News.
Viktima të aksidentit kanë mbetur drejtuesi i mjetit Glaser Zaganjori, 21 vjeç, dhe dy gratë që udhëtonin me biçikletë, Xhevahire Dibra 67 vjeç dhe Sabdere Belinova, 59 vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur një pasagjere, e cila ndodhej në automjetin që u aksidentua.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, ndërkohë që policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.