E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet skema e trafikut Credit Car II sekuestron 10 makina luksoze ne Shqiperi

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Supermakina te koheve te fundit te blera jashte shtetit me kredi te marra me qira apo te perfituara me ane te mashtrimit me siguracionet dhe te gjitha keto te futura ne Shqiperi. Skema me e fundit e trafikut te automjeteve te luksit ne vend ka qene objekt i nje operacioni te gjere te ndermarre nga strukturat e Policise se Shtetit te cilat kane bere te mundur pas verifikimeve sekuestrimin e dhjete automjeteve te trafikuara. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga te dhena zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit sipas te cilave operacioni eshte zhvilluar nga data 16 deri me 19 maj te ketij viti me nismen dhe drejtimin e qendres SECI me seli ne Bukuresht Rumani me pjesemarrjen e vendeve te Evropes Juglindore anetare te kesaj qendre nderkombetare perkatesisht strukturave te policive prokurorive doganave te Interpolit dhe Europolit. Policia tha se ne kuader te ketij operacioni jane verifikuar rreth 1.085 automjete te llojeve te ndryshme kryesisht gjate kontrolleve te ushtruara me grupe kontrolli te levizshme brenda qyteteve dhe ne akset rrugore si dhe grupeve te ngritura ne hyrje-dalje te qyteteve dhe se vemendje e vecante u eshte kushtuar pikave te kalimit kufitar per te zbuluar dhe formen e mashtrimit. Ne baze te hetimeve dhe verifikimeve te bera mbi automjetet e sekuestruara policia sqaron se nder format e trafikimit te ketyre automjeteve te vjedhura rezulton ajo permes mashtrimeve financiare si automjete te blera me kredi te marra me qira apo nepermjet mashtrimit me siguracionet. Pas bllokimit te ketyre automjeteve policia deklaroi se per te gjitha keto automjete jane kryer procedurat perkatese ligjore dhe materialet jane referuar ne prokurorite e rretheve gjyqesore per hetime te metejshme.

Strukturat e Policise se Shtetit kane marre pjese ne operacionin rajonal te koduar CREDIT CAR II i cili kishte si objekt goditjen e aktivitetit kriminal ne fushen e makinave te vjedhura vecanerisht zbulimit te automjeteve te vjedhura permes mashtrimeve financiare si automjete te blera me kredi te marra me qira apo nepermjet mashtrimit me siguracionet. Sipas te dhenave te nje dite me pare te Policise se Shtetit behet e ditur se ky operacion eshte zhvilluar nga data 16 deri me 19 maj 2011 me nismen dhe drejtimin e qendres SECI me seli ne Bukuresht Rumani me pjesemarrjen e vendeve te Evropes Juglindore anetare te kesaj qendre nderkombetare perkatesisht strukturave te policive prokurorive doganave te Interpolit dhe Europolit. Sipas te dhenave per zhvillimin e ketij operacioni u angazhuan nje sere strukturash te Policise se Shtetit si Departamenti kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda perkatesisht Drejtoria kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve Drejtoria kunder Krimit Financiar Departamenti per Kufirin dhe Migracionin Departamenti i Sigurise Publike Drejtoria e Bashkepunimit dhe Koordinimit Nderkombetar si dhe Drejtorite e Policise ne Qarqe. Njekohesisht policia tha se gjate realizimit te ketij operacioni u bashkepunua dhe u koordinuan veprimet me Sherbimet Doganore prane vendkalimeve kufitare Prokurorite etj. Sipas ketyre te dhenave koordinimi i veprimeve kombetare dhe nderkombetare gjate zhvillimit te ketij operacioni u krye nga grupi i punes i ngritur ne Drejtorine kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve ne Departamentin e kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda. Ne kuader te ketij operacioni nga strukturat e Policise se Shtetit mesohet se jane verifikuar rreth 1.085 automjete te llojeve te ndryshme kryesisht gjate kontrolleve te ushtruara me grupe kontrolli te levizshme brenda qyteteve dhe ne akset rrugore si dhe grupeve te ngritura ne hyrje-dalje te qyteteve etj. Nderkohe qe vemendje e vecante i eshte kushtuar pikave te kalimit kufitar per te zbuluar dhe formen e mashtrimit si dhe patrullimeve pergjate kufirit jeshil.

Si trafikohen makinat ne Shqiperi

Sipas te dhenave te policise bazuar ne hetimet e kryera pas operacionit tek pronaret e makinave te sekuestruara ne operacione te ndryshme eshte zbuluar se njera nga format qe ndiqet per trafikun e makinave te vjedhura eshte ajo e deklarimit te makines si e vjedhur. Sipas te dhenave ne kete drejtim nje shqiptar jashte shtetit bie dakord me pronarin e nje makine luksoze. Ky i fundit pranon ti jape makinen e tij shqiptarit bashke me dokumentacionin perkates dhe me pas e deklaron automjetin e tij si te vjedhur. Akordi permban nje shume te majme parash qe shqiptari i jep te huajit por qe sigurisht ne nje cmim me te vogel se vlera reale e makines luksoze. Ndersa pronari i huaj nuk duhet te beje denoncimin derisa shqiptari te kete kaluar edhe doganen shqiptare. Ne kete menyre makina rezulton e rregullt pasi ka edhe dokumentacionin perkates. Ndersa nga ana tjeter pronari i huaj ben denoncimin dhe perfiton automatikisht nje demshperblim edhe me te madh per demin e shkaktuar nga kompania e sigurimit gjoja vjedhjen e automjetit.

Ku jane kapur automjetet e trafikuara

3 automjete ne qarkun e Durresit

3 automjete ne qarkun e Lezhes

2 automjete ne qarkun e Elbasanit

1 automjet ne qarkun e Korces

1 automjet ne qarkun e Vlores

Nga kane ardhur supermakinat

5 automjete ne Itali

1 automjet ne Austri

1 automjet ne Serbi

2 automjete ne Bullgari

Automjetet e sekuestruara

BMW X5 me targe TR 5255 N i cili rezulton i vjedhur ne Austri me date 25.08.2005

Porsche Cayenne me targe DX 938 DR i cili rezulton i vjedhur me date 12.03.2010 ne Itali

Mercedes-Benz ML 320 me targe DP 530 MH i cili rezulton i vjedhur ne Itali me date 12.11.2009

Mercedes-Benz me targe AA 928 AA i cili eshte regjistruar i vjedhur ne Itali me date 18.02.2011

Mercedes-Benz C 220 CDI me targe AA 697 AG i cili eshte regjistruar i vjedhur ne Itali me date 15.03.2011

Audi Q5 me targe IBH i cili eshte regjistruar i vjedhur ne Greqi me date 10.05.2010

Mercedes-Benz me targe MR 2361 A i cili eshte regjistruar i vjedhur ne serbi me date 17.01.2007

Volkswagen me targe PG005A i cili rezulton i vjedhur ne Bullgari

Volkswagen me targe PG097A i cili rezulton i vjedhur ne Bullgari

IVECO Magirus kamion me targe EX 595 BE i cili rezulton i vjedhur ne Itali me date 21.07.2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›