E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasje dhe plagosje në Bregun e Fildishtë

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 17:15

Konflikti për postin e presidentit të Bregun e Fildishtë, në Afrikën Perëndimore, duket se e ka futur vendin në një spirale dhune të cilës nuk po i duket fundi.

Forcat e sigurimit të Bregut të Fildishtë raportohet të kenë shtjerë me armë zjarri drejt demonstruesve të mbledhur në qendrën ekonomike të vendit, në Abidjan, derisa këta të fundit po synonin të merrnin në kontroll televizionin shtetëror.

Një zëdhënës i presidentit të sapozgjedhur, Alassane Ouattara, raportoi se si pasojë janë vrarë 30 civilë janë plagosur edhe më shumë se 100 të tjerë. Për shpërthim luftimesh u raportua edhe në qytetet e tjera të vendit.

Paralelisht, sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki Moon, tërhoqi vërejtjen për mundësin e shpërthimit të një lufte civile në këtë shtet afrikan.

Ish-presidenti, Laurent Gbagbo, i humbi zgjedhjet presidenciale në fund të nëntorit. Por, ai nuk i pranon rezultatet e zgjedhjeve të shpallura zyrtarisht. Forcat shtetërore të sigurimit deri më tani po mbajnë anën e Gbagbos.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›