Kujt i thotë Tuna – kallëzom ku arrite
Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 11:15
Është lansuar më në fund albumi më i ri i grupit Ting 3-nt me titull “Kallëzomë ku po t’ dhemb”.
E veçantë e këtij albumi janë edhe bashkëpunimet e shumta me këngëtarë të ndryshëm, ku ne na ra në sy bashkëpunim sërish me Tunën. Këngëtarja Altuna Sejdiu ia nis këngës duke thënë “kallëzomë ku arrite” në një kombinim interesant me djemtë e Ting 3-NT.
Nuk e dimë nëse ky bashkëpunim do të ketë edhe një videoklip, por edhe nëse do të ketë nuk e besojmë, sipas vlerësimit tonë, se mund të jetë më e fortë se këngë “I kam”, bashkëpunimi i këtij grupi me Ermal Fejzullahu, këngë e cila padyshim është përfshirë në albumin e tyre më të ri.