William dhe Middleton, drekë me mbretëreshën

Kate Middleton i është bashkuar të fejuarit të saj Princë William në një drekë speciale para Krishtlindjeve me mbretëreshën Elizabeth.
Çifti mbretëror – të cilët do të martohen në prill të 2011 – kanë shkuar në pallatin e Buckingham në St James për një ngjarje të përvitshme që e mban mbretëresha para sezonit të festave.
William dhe Kate kanë qenë në një makinë që është mbrojtur nga oficerët dhe kanë ecura pranë princ Charles dhe Camillas si dhe dukeshës Cornwall.
Brenda pallatit, Kate (28) është shoqëruar me pjesëtarë të tjerë të oborrit, bashkë me të gjithë fëmijët e mbretëreshës si dhe nipat dhe mbesat e saj.
“Ishte një ditë e veçantë për të”, ka thënë autori i shkrimeve për oborrin mbretëror Judy Wade.
“Ajo ka takuar më shumë se 40 anëtar të familjes mbretërore dhe kjo mund të këtë qenë edhe një përvojë e rëndë e saj sepse ata janë shtuar”.
Me Kate dhe William ajo ka qëndruar më shumë se dy orë e gjysmë.
“Kur e ka lënë Kate ajo ka qenë shumë e lumtur. Ishte e tëra buzëgaz”, ka thënë një person në kushte anonimiteti për “People”.
“Ajo ishte buzëqeshte dhe e ka përcjell atë deri tek dyert e pallatit”, ka thënë ky burim.