Zbulohet strategjia e opozitës, Milo: Synojmë zgjedhjet e reja në vitin 2011

Opozita do t'i vijojë protestat në mbrotje të votës së lirë ndonëse është e bindur që mazhoranca e djathtë nuk do ti hapë kutitë e votimit të 28 qershorit. Aleati i kësaj force politike Paskal Milo në kauzën për mbrojtjen e demokracisë shprehet se nuk beson shumë tek hapja e kutive të votimit, por siç thekson ai kryesocialsiti Edi Rama nuk do të tërhiqet nga ky qëndrim. Në këto kushte sipas Paskal Milos, me ndërhryjen e një pale të tretë, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme të cilat mund të bëhen në të njëjtën kohë me zgjedhjet vendore të 2011.
Sipas Paskal Milos, nëse mazhoranca vendos të hapë kutitë e votimit nuk mund të ndryshojë asgjë në raportet e mandateve të Kuvendit të Shqiperisë dhe Partia Socialiste si dhe forcat e tjera e kanë të qartë këtë fakt, por synojnë që të bëjë trasparencën e duhur.
Duke iu referuar edhe mundësisë për bojkot të zgjedhjeve vendore të 2011, ai thotë se Shqipëria nuk ka kaq shumë kohë të presë.
Partia Socialiste do të përshkallëzojë protestat e saj edhe në qytete të tjera të vendit për zgjedhjet e 28 qershorit.