Balla: Cënimi i lirisë së medias, cënim i parimeve të demokracisë

Partia Socialiste e vlerësoi raportin e 'Reporterëve pa kufij' për
lirinë e medias në Shqipëri "një sinjal alarmi të cënimit të demokracisë dhe të lirisë së të shprehurit".
Deputeti i kësaj partie, Taulant Balla, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "renditja e Shqipërisë në raportin e "Reporterëve pa kufij" për lirinë e shtypit, disa shkallë më poshtë nga viti 2008, është një sinjal alarmi për cënimin e parimeve të demokracisë dhe të lirisë të të shprehurit".
"Në bazë të këtij raporti Shqipëria renditet pas Mozambikut dhe Ugandës, vende që nuk janë aspak demokratike", tha Balla, duke shtuar se "kontrolli i qeverisë ndaj medias është i pakufizuar, shkak ky për të mundësuar linja editoriale të njëanshme"