Bashkia e Tiranës shpall Franko Fratinin “Qytetar Nderi”

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në ambientet e Pallatit të Brigadave, ku merrte pjesë edhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vlerësoi figurën e zotit Fratini dhe kontributin e tij për proceset integruese të vendit.
“Sot është një ditë shumë e veçantë për qytetin tonë. Për dekada me radhë qyteti ka vendosur të nderoj njerëz të veçantë dhe të shquar për kontributet e tyre për këtë qytet dhe vendin tonë. Por mund të themi se dita e sotme është nga më të veçantat, sepse personaliteti që nderohet sot me titullin më të lartë që qyteti mund të japë i ka pasur prej kohësh çelësat e zemrave të shqiptarëve. Zemrat e shqiptarëve nuk kanë pasur derë për të", tha Basha gjatë kësaj ceremonie.
Ai vlerësoi kontributin e Fratinit, pasionin e këtij italiani dhe europiani të madh dhe lidershipit të tij në raport me proceset europiane dhe vendet europiane akoma jashtë Unionit.
"Vendosmëria e lidershipit dhe pasioni i Franco Fratinit rrjedh natyrshëm në gjurmët e etërve të Bashkimit Evropian, por për qytetarët shqiptar domethënia e këtij pasioni ka qenë i prekshëm si impakt. Për këtë arsye qyteti i Tiranës, Këshilli Bashkiak dhe unë si Kryetar i Bashkisë kemi nderin e veçantë të paraqesim në këtë ceremoni solemne titullin e lartë të "Qytetarit të nderit" për zotin Franco Fratini", tha Basha, ndërsa ftoi Kryeministrin Sali Berisha që ti dorëzojë z. Frattini Çelësin e Tiranës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, personalitete të jetës politike etj.
Franco Fratini ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm të Italisë gjatë viteve 2002-2004 dhe 2008-2011, si dhe atë të Komisionerit Europian për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë (2004-2008). Ai ka vizituar disa herë vendin tonë dhe është shprehur qartë për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë, si dhe është ndër mbështetësit kryesorë të procesit të integrimit europian të Shqipërisë./Start/
2012-07-10 21:31