E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet xhamia 300-vjeçare

Gjatë punimeve që po kryhen pranë Xhamisë së Plumbit në Shkodër është zbuluar një xhami mbi 300-vjeçare. Nga gërmimet e deritanishme del se objekti nuk është i ruajtur tërësisht. Sipas Myftinisë së Shkodrës, dëmtimi i tij është bërë veçanërisht gjatë kohës së komunizmit, kur në qytet u kryen punimet për instalimin e ujësjellësit.

"Ky është një zbulim që i përket trashëgimisë kulturore të Shkodrës. Besoj se gjatë ditëve në vazhdim do të punojmë për ta nxjerr atë në pah, për ta sistemuar, për ta rrethuar dhe për ta përgatitur që të ekspozohet për kalimtarët e për vizitorët, si një pjesë të rëndësishme të historisë islame të Shkodrës", pohoi myftiu i qytetit, Muhamed Sytari.

Në zonën arkeologjike të Shkodrës së fundmi janë zbuluar objekte të rëndësishme. Kështu, kohë më parë, arkeologë shqiptarë e të huaj përmes gërmimeve kanë nxjerrë amfora, por dhe varre, të cilat dëshmojnë për një qytetërim të hershëm në këtë pjesë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›