E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tare beson në pozitën e tretë

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare insiston se humbja nga Catania me rezultat 1:0 nuk duhet të ndikojë në rrugëtimin e Biancocelestëve drejt pozitës së tretë, i cili është objektiv kryesor këtë sezon. Ish futbollisti shqiptar është munduar ta shtojë moralin tek lojtarët, pas rezultateve të fundit jo fort të favorshme për ekipin e Edy Rejës.

“Duhet të punojmë shumë. Nuk duhet t’i shikojmë të tjerët. Duhet ta ndjekim rrugën tonë, drejtimin tonë dhe duart tona. Për këtë, duhet të vazhdojmë të besojmë deri në fund”, theksoi zyrtari i lartë i Lazios për uebfaqen calcioneës24.com.

Përkundër humbjes së pësuar të dielën, Lazio gjendet në pozitën e tretë, por e rrezikuar seriozisht nga Napoli e Udinese, që kanë nga një pikë më pak, pas barazimit në mes tyre. Lazio synon ta përfundojë sezonin në Top 3, për të luajtur në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›