Saktësohet mungesa e Bale, jashtë edhe Lennon e Gallas

Gareth Bale do të jetë 2 javë jashtë fushave. Pas lëndimit të pësuar ndaj Basel, yllit uellsian do ti duhen së paku 2 javë pushim për tu rikthyer në fushë.
Lajmi për mungesën e Bale nuk është shqetësimi i vetëm për Andres Villas Boas. Në skuadër nuk do të jenë në ndeshjet në vazhdim as Lennon e Gallas.
Dy lojtarët e Tottenhamit kanë pësuar ndaj Basel, ndërsa kur i shtohet edhe mungesa e konfirmuar më parë e Defoe, atëherë Tottenhami do të përballet me krizë lojtarësh në ndeshjet në vijim./Indeksonline/