E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ska zgjedhje lokale ne keto kushte duam garanci

/ /

Duke folur per Top Channel nga Strasburgu Rama kerkoi ndihmen e nderkombetareve per te negociuar nje tryeze mes tij dhe kryeministrit Berisha. Ne kushtet kur jane vrare njerez me pushke ne mes te bulevardit dhe jane plagosur te tjere kur shohim qe regjimi nuk ka asnje lloj shenje reflektimi dialogu mbetet nje fjale e bukur por e pamaterializueshme. Nuk na mungon vullneti per tu ulur ne tryeze por kemi humbur besimin se ne tryeze me Saliun mund te zgjidhen keto probleme qe i ka shkaktuar Saliu. Kjo tryeze eshte e pamundur dhe e pavlefshme pa pjesemarrjen aktive te miqve tane u shpreh Rama. I pyetur nese opozita do hyje ne zgjedhje lokale Rama u shpreh se opozita do te vazhdoje demonstratat deri ne realizimin e qellimeve te saj politike. Ne jemi ne demonstrate do te jemi perseri edhe pas 18 shkurtit ne do ta cojme deri ne fund betejen tone per te realizuar nje objektiv qe nuk eshte marrja e pushtetit por per te ndryshuar natyren e nje pushteti qe eshte kthyer ne nje regjim kusarie qe arrin te vrase per te qene aty ku eshte u shpreh Rama. Per kryesocialistin kreu i qeverise ka zhvilluar nje propagande te madhe me europarlamentaret per situaten ne Shqiperi qe te kete mbeshtetjen e tyre. Takimet e mia kane lidhje me nevojen per te bere te qarta disa te verteta qe dukshem u fshihen europarlamentareve te djathte nga propaganda e shfrenuar e regjimit te kusarise ne Tirane Te verteten qe ne jemi ne Parlament dhe qe do vazhdojme te jemi aty duke u ballafaquar me regjimin ne hapesiren e Parlamentit te verteten qe ne kurre nuk kemi folur dhe as kemi menduar te bojkotojme zgjedhjet lokale dhe se per ne bojkoti i zgjedhjeve nuk ka qene dhe nuk eshte nje opsion. Nderkohe qe padyshim ne jemi ketu edhe per te nenvizuar te verteten se zgjedhjet lokale ne keto kushte nuk mund te behen dhe se duhen krijuar kushtet per ti bere zgjedhjet lokale duke krijuar nje kuader garancish te qarta per cdo qytetar dhe per cdo pale ne zgjedhje si edhe duke krijuar nje klime ku sigurisht pushteti nuk punon per pushtetin dhe ku policia nuk i vihet ne sherbim riciklimit edhe nje here tjeter te pushtetit eshte shprehur Rama.

Fule Ngerci perfundoi ne 4 vdekje te panevojshme

Komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule tha dje se Shqiperia eshte e bllokuar ne nje krize politike. Kete deklarate zyrtari i larte i KE-se e beri gjate nje debati te zhvilluar ne Parlamentin Europian mbi gjendjen ne Shqiperi. Ai tha me tej se ngerci i tejzgjatur politik perfundoi ne 4 vdekje te panevojshme me 21 janar. Kriza politike duhet te zgjidhet duke qene detyra kryesore per klasen politike. Politikanet duhet te perfaqesojne interesat e popullit shqiptar dhe te punojne per te miren e tyre. Miroslav Lajcak ishte ne Tirane ku u takua me figurat politike te Tiranes te cilet vleresuan angazhimin tone por qe fatkeqesisht ata vazhdojne te jene pengje te mendimit te tyre dhe pozicioneve te kunderta. Lajcak e beri te qarte ate qe ne kerkojme te ndalohet dhuna dhe te hetohen ngjarjet e 21 janarit hetime te cilat duhet te kryhen nga Prokuroria shqiptare pa nderhyrje politike ndaloni sulmet ndaj institucioneve vendosni komunikimin dhe dialogun duke i sherbyer te ardhmes dhe gjetjes se zgjidhjeve qe i qendrojne kohes punoni per realizimin e zgjedhjeve te qeta dhe te rregullta theksoi Fyle.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›