E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lauda: “Hemilton mund ta kalojë Shumin”

Fjalë të thëna nga një kampion i madh si Niki Lauda për talentin më të ri të botës së makinave, Luis Hemiltonin: "Të bën më të vërtetë përshtypje, kurrë nuk kemi parë dicka të ngjashme në vitin e parë në Formula 1. Nëse Luis Hemitoni do të vazhdojë të zhvillojë eksperiencën e tij dhe shpejtësinë e tij mund të bëhet më i mirë se Majkëll Shumakeri". Austriaku Niki Lauda, ish-kampion bote, i cili gjatë karrierës së tij pilotoi me Ferrarin dhe Meklarenin, nuk ka asnjë dyshim për talentin e djaloshit anglez.
Impresionues – "Në vitin e parë në Formula 1, - thotë Lauda përmes faqes online të tabloidit "The Sun", - nuk kam parë asgjë të ngjashme, as edhe nga një si Shumakeri. Është vërtet impresionues". Lauda ka dhe dicka për të thënë edhe për shokun e tij të skuadrës së Hemiltonit.
Faljet e Alonsos - "Fernando Alonso në vend të qahet duhet të përqendrohet të pilotojë më mirë. Është duke kërkuar vetëm falje, por shqetësimi im është së nëse do të vazhdojë të kërkojë të tjera arsye për momentin e tij të vështirë do të humbasë botërorin pasi Hemiltoni po bën një punë perfekt".
Opinione – Opinioni i Laudës për Hemiltonin nuk është një gjë e re midis ish-kampionëve të botës të cilët në këto muaj kanë dhënë gjykimet e tyre në lidhje me debutimin e britanikut. Alen Prost majin e kaluar kishte theksuar se Luis qysh këtë vit mund të lauerohej si kampion. Edhe vetë Mika Hakinen ishte shprehur me admirim. "Nga Hemiltoni befasohem se si ia arrin ta bëj të lehtë pilotimin në një makinë të Formula 1, që është më e sofistikuara që ekziston në veturat me katër rrota". Sipas sondazhit, që shoqëron shkrimin e "La Gazzetta dello Sport", 61.1 për qind e 1254 votuesve besonin se Hemiltoni do të bëhej më i fortë se Shumi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›