E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot paradite, në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto vendime: V E N D I M PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË VIKTIMAVE DHE

Sot paradite, në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan këto vendime:

V E N D I M

PËR

DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJEVE TË VIKTIMAVE DHE TË MBIJETUARVE TË AKSIDENTIT RRUGOR, NË AKSIN KIR-DUKAGJIN, MË 12.3.2007

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, për prefektin e qarkut Shkodër, t'i shtohet fondi prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh, i cili të përdoret si ndihmë financiare për familjet e viktimave dhe të mbijetuarve të aksidentit rrugor, në aksin Kir-Dukagjin, më 12.3.2007.

2. Familjeve të viktimave t'u jepet shuma 1 080 000 (një milion e tetëdhjetë mijë) lekë për çdo viktimë.

3. Çdo të mbijetuari, për rehabilitimin shëndetësor, t'i jepet shuma 400 000 (katërqind mijë) lekë.

4. Fondi i përgjithshëm prej 12 000 000 (dymbëdhjetë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

5. Ngarkohet prefekti i qarkut Shkodër, që, në bazë të dokumenteve dhe procedurave ligjore, përfshirë dokumentin e identifikimit dhe dokumentet mjekësore, t'u shpërndajë përfaqësuesve të familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve shumat e përcaktuara në pikat 2 e 3 të vendimit, sipas listës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6. Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm dhe prefekti i qarkut të Shkodrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN, ME KONCESION, TË HIDROCENTRALEVE "STRELCA 1", "STRELCA 2" DHE "STRELCA 3"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të neneve 5 e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Fillimin e procedurës për ndërtimin, me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentraleve "Strelca 1", "Strelca 2" dhe "Strelca 3".

2. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

3. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN, ME KONCESION, TË HIDROCENTRALEVE "VERBË", "MESMAL" DHE "VELÇAN"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të neneve 5 e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

4. Fillimin e procedurës për ndërtimin, me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentraleve "Verbë", "Mesmal" dhe "Velçan".

5. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

6. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN, ME KONCESION, TË HIDROCENTRALIT "QYTEZË"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të neneve 5 e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

7. Fillimin e procedurës për ndërtimin, me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit "Qytezë".

8. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

9. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN, ME KONCESION, TË HIDROCENTRALIT "VLUSHË"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të neneve 5 e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

10. Fillimin e procedurës për ndërtimin, me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit "Vlushë".

11. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

12. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN, ME KONCESION, TË HIDROCENTRALEVE
"LURA 1" , "LURA 2" DHE "LURA 3"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të neneve 5 e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

13. Fillimin e procedurës për ndërtimin, me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentraleve "Lura 1", "Lura 2" dhe "Lura 3".

14. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

15. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN, ME KONCESION, TË HIDROCENTRALIT "TERVOL"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të neneve 5 e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

16. Fillimin e procedurës për ndërtimin, me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit "Tervol".

17. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

18. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN, ME KONCESION, TË HIDROCENTRALIT "ÇARSHOVË"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të neneve 5 e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

19. Fillimin e procedurës për ndërtimin, me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit "Çarshovë".

20. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

21. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR NDËRTIMIN, ME KONCESION, TË HIDROCENTRALIT "EGNATIA"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të neneve 5 e 27, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

22. Fillimin e procedurës për ndërtimin, me koncesion, të formës "BOT" (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit "Egnatia".

23. Autoriteti kontraktues, për kryerjen e procedurave ligjore për dhënien me koncesion, të jetë Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

24. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SHTESË TË KONCESIONIT, "PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË MARRËVESHJEN E KONCESIONIT, TË FORMËS "BOO", NDËRMJET MINISTRISË SË INDUSTRISË DHE TË ENERGJETIKËS DHE SHOQËRISË "TEODORI", SHPK, TIRANË, PËR NDËRTIMIN E HIDROCENTRALEVE NË TËRNOVË DHE NË ZALL TË BULQIZËS", MIRATUAR ME VENDIMIN NR.556, DATË 1.8.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 21, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, "Për koncesionet", me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e marrëveshjes shtesë të koncesionit, "Për disa shtesa dhe ndryshime në marrëveshjen e koncesionit, të formës "BOO", ndërmjet Ministrisë së Industrisë dhe të Energjetikës dhe shoqërisë "Teodori", shpk, Tiranë, për ndërtimin e hidrocentraleve në Tërnovë dhe në Zall të Bulqizës", miratuar me vendimin nr.556, datë 1.8.2003, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

DHËNIE FONDI SHTESË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PËR FINANCIMIN E ZGJEDHJEVE TË PJESSHME NË ZONËN ZGJEDHORE NR.26, SHIJAK, MË 11 MARS 2007

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë", dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t'i shtohet fondi prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekësh, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme parlamentare, në zonën zgjedhore nr.26, Shijak, më 11 mars 2007.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.75, DATË 6.2.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR MIRATIMIN E PAGESAVE, QË KRYHEN NË ENTIN RREGULLATOR TË TELEKOMUNIKACIONEVE"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 91, të ligjit nr.8618, datë 14.6.2000, "Për telekomunikacionet në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e një shtese, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pagesat që kryhen në Entin Rregullator të Telekomunikacioneve, të miratuara me vendimin nr.75, datë 6.2.2003, të Këshillit të Ministrave.

2. Ngarkohet Enti Rregullator i Telekomunikacioneve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 31.1.2003, "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave", me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Z. Armand Teliti, zëvendësministër i Punëve Publike, Transportit dhe telekomunikacionit, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›