Deklarata e plote e BE-se Te dilet sa me shpejt nga kjo rruge pa krye
1. Bashkimi Europian ndoqi nga afër zgjedhjet vendore të vitit 2011 dhe vuri re se ishte një proces transparent dhe konkurrent, i ndërthurur me procedura të vështira. Në deklaratën e përbashkët të ministrave të Jashtëm ë Bashkimit Europian shprehet keqardhje për situatën aktuale politike dhe rritjen e tensioneve që pasuan zgjedhjet dhe zhvillimin e procesit.
2. BE, pasi ka monitoruar vendimin e kolegjit zgjedhor, nënvizon se është thelbësore që procesi zgjedhor, përfshirë procedurat e apelit dhe vendimin final të komisionit qendror të zgjedhjeve, të jetë plotësisht transparent, i pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues.
Ministrat e jashtëm të BE theksojnë se është thelbësore për partitë e të dy krahëve që të njohin mbi çdo interes tjetër, rëndësinë e sundimit të ligjit.
BE u bën thirrje të gjithë liderëve të politikës që të presin përfundimin e procesit zgjedhor me qetësi, në mënyrë konstruktive dhe mbi të gjitha të kenë në fokus të ardhmen europiane të vendit.
BE, vijon më tej deklarata,- do të ndjekë nga afër vlerësimin e procesit nga ana e misionit vëzhgues të OSCE/ODIHR”.
3. BE këshillon gjithashtu qeverinë shqiptare dhe partitë e opozitës, që në bashkëpunim me shoqërinë civile, të bashkëpunojnë për reformën elektorale, sipas rekomandimeve të OSCE/ODIHR dhënë në 2007, 2009 dhe 2011, përpara zgjedhjeve të ardhshme.
BE vë në dukje këshillën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës për t`i kërkuar një mendim Komisionit të Venecias se si mund të shmangen situata të tilla në zgjedhjet e ardhshme.
4. Bashkimi Europian i ka bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të kthejë menjëherë dialogun politik në mënyrë që të dalin sa më shpejt nga kjo rrugë pa krye. Një dialog i tillë është i nevojshëm për funksionimin e çdo shoqërie demokratike dhe institucionet e saj, duke përfshirë dhe funksionimin efektiv te parlamentit në shërbim të integrimit të vendit drejt Bashkimit Europian.
Ministrat e jashtëm të BE i kanë bërë thirrje autoriteteve shqiptare te forcojnë përpjekjet ne axhendën e reformave dhe zbatimin e tyre. Kjo sipas tyre është thelbësore për përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit, duke përfshirë këtu edhe 12 prioritetet kryesore të identifikuara në Komisionin Europian në opinionin e 9 nëntorit 2010 mbi aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE.
Vetëm me përmbushjen e këtyre rekomandimeve Shqipëria do të mund të ecë përpara drejt Bashkimit Europian, në përputhje me konkluzionet e Këshillit të dhjetorit 2010.
5. Bashkimi Europian shpreh bindjen për perspektivën e Shqipërisë drejt BE-së dhe sigurinë se do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e vendit tonë në procesin integrues”, - përfundon deklarata e ministrave të jashtëm të BE-së.