E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, njëkohësisht Ministre e Integrimit, zonja Majlinda Bregu, në konferencën e përjavshme për shtyp

Sot paradite, Zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, njëkohësisht Ministre e Integrimit, zonja Majlinda Bregu, në konferencën e përjavshme për shtyp, u ndal në çështjen më të debatueshme të javës, si dhe informoi për rishikimin e Planit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Fillimisht, zonja Bregu bëri këtë deklaratë:

Takohemi në raportimin javor rreth punës së Qeverisë. Këshilli i Ministrave miratoi një pakete projekt-ligjesh dhe projekt-vendimesh. Por, unë do të ndalem sot në qëndrimin e qeverisë për çështjen e kontrolleve në bizneset e dyshuara për evazion fiskal.

Qeveria kërkon të qartësojë se disa kompani biznesi, në 5 vitet e e shkuara nuk janë kontrolluar për situatat e tyre fiskale, duke i shkaktuar shtetit një borxh prej afro 400 milionë eurosh.

Ne te gjitha raportet e organizatave prestigjoze raportohet se informaliteti ne Shqiperi llogaritet ne shifra te rrezikshme , deri ne 50% te GDP-se (Prodhimi i Brendshem Bruto )

Per te kuptuar se sa eshte informaliteti ne Shqiperi, po ju jap vetem nje shifer:

Ne sektorin shteteror dhe privat jane te rregjistruar 69 persona me nje page mbi 200 mije leke te reja. 2 /3 e tyre jane punonjes te administrates shteetrore dhe vetem 18 vete nga sektori privat kane deklaruar se marrin mbi 200 mije leke ne muaj, nderkohe qe ne vend numerohen mbi 800 kompani Vip.

Dalja nga informaliteti eshte kushti themelor i lirise se tregut ne Shqiperi.

Informaliteti ne kete perqindje deformon shemtuar rregullat ne ekonomi duke shkelur keshtu barazine ne biznese. Eleminimi i ketij fenomeni perben sfiden emergjente te qeverise shqiptare ne procesin e integrimit europian. Zbatimi i detyrimeve te percaktuara nga Marreveshja e Stabilizim –Asociimit kerkon mirefunksionimin e tregut.

Peshorja e tregut c'ekuilibrohet nese mbi te rendon ekonomia informale. Ndaj qeveria eshte e angazhuar plotesisht per te luftuar evazionin fiskal me qellim krijimin e ambienteve "Pro" biznes dhe vendosjen e rregullave ne nje treg konkurues.

Administrata fiskale ne 3 muajt e fundit ka raportuar kryerjen e kontrolleve ne rrreth 1800 shoqeri private, te klasifikuara si tatim-pagues te medhenj.

Bazuar ne legjislacionin fiskal, keto shoqeri, 1 here ne 5 vjet jane te detyruara t'u nenshtrohen kontrolleve te thelluara.(Ne treg jane te rregjistruara 20 mije tatim- pagues te medhenj)

Nje nga iniciativat qe ka nderrmarre Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikes, se bashku me institucionet e tjera, është nisma per ndërtimin e një metodike të re për matjen e ekonomise se pavrojtuar.

Deri tani jane perfunduar vlerësimet e para të ekonomisë së pa vrojtuar për periudhën 2001-2004.

- Mase e rendesishme eshte ajo e ndermarre nga Ministria e Financave lidhur me analizen e nivelit te barrës fiskale.

- Krijimi i një zyre shërbimi online dhe nonstop për deklarimin e shkeljeve, e cila funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ne sektorin e sherbimit te taksapaguesve.

Strukturat e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, gjate muajit shtator 2006, kane ndërmarre nje aksion te gjere për regjistrimin e subjekteve te paregjistruar. Gjate ketij muaji jane regjistruar mbi 5 mije subjekte tatimpagues.

Vijme tek integrimi:

Ministria e Integrimit, në cilësinë e koordinatores së procesit, do të rishikojë Planin Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, miratuar në qershorin e vitit të shkuar nga Këshilli i Ministrave.

Qëllim i rishikimit të këtij Plani që mbështetet në dokumentat strategjikë MSA, Marrëveshja e Ndërmjetme, Partneriteti Evropian, Raporti vjetor 2006, synon në monitorimin me të mirë të procesit të zbatimit të angazhimeve nga ana e institucioneve përgjegjëse si dhe në transparencën e ecurisë së procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ky përditësim do të mundësojë realizimin e një analize të plotë të statusit të realizimit të detyrimeve të përcaktuara në Planin Kombëtar si dhe do të rishikojë mënyrat e kostot e zbatimit të detyrimeve të planifikuara per periudhen 2007-2012.

Nëse bëjmë një krahasim me periudhën, kur vendet e rajonit nisën zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga MSA-ja, rezulton se kanë pasur një shkallë më të ulët të realizimit të objektivave nga ç‘ka Shqipëria në këtë moment. Nëse flasim për Marrvëeshjen e Ndërmjetme, mund të themi se shumica e objektivave të saj janë realizuar në mënyrë shumë të kënaqshme.

Gjithësesi, sjellim në vëmendjen e institucioneve se theksi kryesor gjatë procesit të përditësimit të Planit duhet të vihet në periudhën 2008-2010, në mënyrë që të arrihet një koordinim me programin buxhetor aftamesem.

Më pas, zonja Bregu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pyetje: Parlamenti ka miratuar në parim ligjin për proçedurat tatimore, por që është kundërshtuar gjerësisht nga biznesi. A do ta ndryshojë qeveria qëndrimin e saj për këtë ligj, sipas të cilit bizneset duhet të paguajnë gjobat, përpara se të shkojnë në gjykatë?

Zonja Mjalinda Bregu: Në Shqipëri ka vlerësime të biznesit më tre standarde;

E para, asnjë qytetar, asnjë biznes dhe asnjë tatimpagues, nuk mund t'i ketë borxh shtetit.

E dyta, të gjithë ato biznese që nuk shlyejnë borxhin në dogana, në përputhje me kodin doganor, paguajnë një kamatë përpara sesa të shkojnë në gjykatë.

Së treti, standardi që po kërkojmë është, që bazuar nën direktivat kryesore të OECD-së, edhe në sektorein e tatimeve, një pjesë e gjobës të paguhet përpara se subjekti të ankohet në gjykatë. Sikurse ju thashë, ky sektor i ka një borxh shtetit rreth 400 milionë euro, ndërkohë që borxhi i doganave, është 8 herë më i vogël pikërisht ngaqë e kanë paguar këtë kamatë përpara sesa të shkojnë në gjykatë.

Gjithsesi, ne tashmë kemi bërë një ofertë, është vendosur që bizneseve t ‘u ulet 75 perqind e gjobes para se atat t'i drejtohen Gjykates se Apelit, pra ata të paguajnë vetem 25 përqind të kësaj shume.

Qeveria është e gatshme që të dëmshpërblejë me çfarëdo lloj kostoje, çdo lloj vendimi që do të marrë Gjykata e Apelit, nëse ndaj biznesit është kryer arbitraritet administrativ. Në këtë mënyrë, raportet ndërmjet qeverisë dhe bizneseve vendosen në raporte shumë të drejta. Ne jemi tërësisht të predispozuar që, në qoftë se ndaj këtyre bizneseve ka një arbitraritet financiar, çfarëdo lloj vendimi të marrë gjykata, ne do ta bejme zhdemtimin.

Pyetje: Ju folët për informalitetin, por a po bëni ju një kontroll preferencial në biznese të ndryshme, siç janë kompanitë dhe, jo në të gjitha kompanitë?

Zonja Majlinda Bregu: Ju sqarova pak më parë se informaliteti është një problem që rëndon tek të gjithë ne, rëndon tek të gjithë qytetarët, rëndon në mënyrë të pandershme tek të gjithë bizneset. Unë nuk do ta quaja kontroll financiar, sikurse nuk do të doja që të ngatërroja asnjëherë dhe për këtë, do të doja të kërkoja bashkëpunimin tuaj, të mos ngatërrohen marrëdhëniet dhe vendosmëria e qeverisë për të luftuar informalitetin, në të gjitha fushat, në të gjitha linjat preferenciale.

Është tjetër marrëdhënia nëpërmjet qeverisë dhe tatim- paguesve, dhe është një marrëdhënie tjetër, krejtësisht e respektueshme, ndërmjet qeverisë dhe atyre që punojnë në këta tatimpagues. Sikurse mund tju them, për ta sqaruar më mirë, që është marrëdhënie tjetër ajo ndërmjet gazetarit dhe marrëdhënie tjetër ndërmjet qeverisë dhe pronarit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›