Zef Brozi Kolegji te mos ndikohet politikisht
Ish-kryetari i Gjykates se Kasacionit sot Gjykata e Larte Zef Brozi ne nje deklarate publike nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes i ka kerkuar Kolegjit Zgjedhor qe te jape nje perfundim te paanshem te procesit zgjedhor dhe te mos ndikohet politikisht. Ne kete deklarate ai akuzon mazhorancen dhe KQZ-ne per falsifikim te rezultatit. Ne kete mesazh Brozi thekson se I bej apel popullit shqiptar qe te mos perulet perballe diktatures berishiane por me mjete demokratike ta zhveshe ate nga pushteti dhe dergoje para drejtesise. I bej apel Kolegjit Zgjedhor qe te gjykoje sipas ligjit dhe provave dhe jo diktatit te Berishes dhe pushtetit te tij te inkriminuar. I bej apel qeverise se Shteteve te Bashkuara te Amerikes Bashkimit Europian NATO-s dhe institucioneve te tjera perendimore qe sa nuk eshte teper vone te nderhyjne ne menyre te ndershme dhe efektive per te parandaluar nje tragjedi tjeter per popullin e shumevuajtur shqiptar.