Grate e angazhuara Ristanit Ndal fyerjet ndaj Subashit
Nje proteste i eshte drejtuar kreut te KQZ-se Arben Ristani nga nje numer femrash te angazhuara te cilat i kerkojne kryetarit te ndale fyerjet ndaj nenkryetares Deshira Subashi. Ne kete leter theksohet nder te tjera se Fjalori me te cilin ju drejtuat znj. Subashi ne mbledhjen e KQZ-se se dates 18 maj 2011 si dhe qendrimet tuaja ndaj saj nuk perputhen me keto standarde baze per nje institucion publik dhe reflektojne diskriminim ndaj grave dhe kolegeve qe jane drejt pensionit. Qendrime te tilla jane te papranueshme per nje zyrtar te larte publik si dhe nxisin nje mendesi te keqtrajtimit te grave e te mungeses se respektit per rolin vendin dhe kontributin e tyre ne shoqeri. Per me teper keto qendrime shenojne shkelje te ligjit nr.10221 date. 04.02.2010 Per mbrojtjen nga diskriminimi i cili percakton dhe ndalon diskriminimin mbi baza gjinore dhe moshore si dhe te ligjit nr.9970 date.24.07.2008 Per barazine gjinore ne shoqeri. Shpresojme se ju do te vleresoni shqetesimin tone si dhe kerkesen tone per trajtim te barabarte dhe jodiskriminues te grave dhe te njerezve ne fund te karrieres se tyre profesionale.