E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zef Mulaj në katër gjuhë evropiane

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 09:02

“Anatomia e Atdheut tim” quhet libri i fundit i poetit shqiptar, Zef Mulaj.

Poezitë në të janë shkruar në disa gjuhë, në shqip, italisht, gjermanisht e anglisht, ndërkaq përurimi i librit u organizua në Porto Recanati, afër Akcona’s (Itali), në prani të poetëve, shkrimtarëve, dashamirëve të artit e kulturës, politikanëve dhe bashkatdhetarëve të autorit.

E pranishme ishte edhe poetja dhe kritikja italiane, Novella Torregiani, presidente e shoqatës kulturore-artistike Leopardian Community Coro a pi Voci, që e vlerësoi veprën e Mulajt.

Ndryshe, përveç këtij libri me poezi, Mulaj ka shkruar edhe dy libra tjerë me poezi dhe një roman, si dhe një studim për bimët mjekësore të Alpeve të Shqipërisë. Zef Mulaj, i lindur në Malësinë e Gjakovës, është edhe farmacist.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›