E Diel, 1 Nëntor 2026

Zef Preci Privatizimi i Albpetrolit do te maksimizoje fitimet

Zef Preci thote se privatizimi i nje kompanie te tille strategjike do te maksimizoje fitimet. Albpetrol do ti shitet totalisht nje kompanie tjeter duke u pushuar keshtu se qeni nje kompani shteterore. Kjo eshte edhe formula me e mundshme qe po diskutohet per shitjen e kesaj kompanie. Ne zyren e eksperteve te ekonomise nje gje e tille vleresohet si veprim i duhur ne kushtet kur privatizimi i kompanise mund te maksimizoje perfitimet. Zef Preci dikur minister i Ekonomise dhe i Privatizimeve thote se nuk ka asnje te keqe nese kjo kompani shitet 100 per qind dhe nuk ndahet ne aksione duke e sjelle kete te fundit si nje pervoje problematike. Albpetrol ka te punesuar rreth 3000 punonjes prane saj. Per kete ceshtje perfaqesues zyrtare te dikasterit te Ekonomise kane konfirmuar se do te kete vemendje dhe kujdes te vecante nga qeveria. Kjo kompani zoteron 1264 puse aktive dhe ka nje prodhim vjetor te naftes prej rreth 800 mije ton. Aktualisht Albpetrol eshte ne fazen e ristrukturimit nje proces ky i cili buron nga zbatimi i marreveshjeve me kompanite koncesionare te naftes te lidhura nga qeveria shqiptare. Po ashtu edhe nga rekomandimet e kompanise konsulente Patem box per procesin e paraprivatizmit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›