E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zeka e fton opozitën ta pranojë humbjen

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan i bëjnë thirrje koalicionit LDK-AAK-LDD që ta pranojë humbjen, sepse sipas tyre, kështu do ta pranonin vullnetin dhe përcaktimin e qytetarëve gjilanas të shprehur në zgjedhjet e fundit lokale.

Izmi Zeka, kryetar i Degës së PDK’së në Gjilan, tha se opozita kontributin e saj të tanishëm për Gjilanin dhe qytetarët e saj mund ta japë vetëm nëse e njeh vullnetin e gjilanasve dhe e respekton përcaktimin e tyre, të cilin ata e bënë më 15 nëntor dhe më 13 dhjetor.

“Qytetarët gjilanas përmes votës së tyre të lirë, në një proces të rregullt e demokratik, kishin vendosur që kësaj qeverisjeje të PDK-së me Gjilanin t’i jepet mundësia për të vazhduar tutje, me qeverisje të mirë edhe për katër vjetët e ardhshme”, tha Zeka.

Zvarritja e procesit zgjedhor ka shqetësuar edhe të rinjtë gjilanas. Përfaqësues të Rrjetit Rinor të Gjilanit (RrRGJ), organizëm që rreth saj tubon OJQ-të e ndryshme rinore, janë shprehur të premten të shqetësuar për zvarritjen e procesit zgjedhor për Gjilanin dhe kanë kërkuar nga të gjitha institucioneve kompetente që të mos e zvarrisin tutje këtë proces, por të marrin një vendim sa më të shpejtë për të zgjidhur këtë situatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›