E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaskada e Devollit, porositen 6 turbinat. Berisha: Ndjesë kush e quajti mashtrim

berishaa-ee-veniTiranë- Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka njoftuar sot përmes Facebook-ut se janë porositur 6 turbinat e hodrocentraleve të Kaskadës së Devollit me një vlerë 100 milionë Euro në një kompani franceze.

“Të dashur miq, një lajm i mire vjen për Shqipërinë nga Kaskada e Devollit. Kompania norvegjeze Statkraft, njëshi në botë në ndërtimin e hidrocentraleve e që ka marrë me koncesion ndërtimin e tre hidrocentraleve në këtë kaskadë, ka porositur 6 turbinat e hidrocentraleve të Kaskades së Devollit me një vlerë 100 milionë Euro tek kompania franceze Alstom dhe kjo lider botëror në prodhimin e turbinave”,- tha Berisha.

Sipas tij, “Ky është një hap tjetër madhor në ndërtimin e Kaskadës së Devollit një investim në tërësi prej rreth 1 miliard Euro pra investimi më i madh që është bërë ndonjeherë në Shqipëri”.

Ndërsa Berisha kujton se ata që e quajtën ndërimit e tij mashtrim elektoral, duhet të kërkojnë ndjesë.

“Ata që e quajtën mashtrim elektoral të kërkojnë ndjesë. Ajo do të punësojë direkt dhe indirekt mbi 5 mijë vetë në njeren nga zonat me te varfera te vendit. Me perfundimin e kesaj vepre shtohet me 700 Gëh prodhimi vjetor i energjise elektrike ne vend. Ky zhvillim eshte nje deshmi tjeter madhore e suksesit te qeverisjes se PD ne terheqjen e investimeve te huaja dhe projektin e tone Shqiperia vend i zhvilluar, lider ne prodhimin e energjise se rinovueshme ne rajon dhe me gjere! sb”,- shkruan Berisha në FB.

Ndërtimi i Kaskadës së Devollit filloi me dt 13 maj 2013.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›