E Diel, 1 Nëntor 2026

Kutitë e Kukësit në Kolegj, gjykatësit shndërrohen në numërues votash

kutite-e-kukesit-ne-kolegj-e-vogelTiranë- Kolegji zgjedhor në Gjykatën e Apelit në Tiranë do të shëndërrohet sot në një komision numërues votash.

Në orën 11.00, ashtu siç ishte paralajmëruar, 15 kuti votimi të KZAZ-së numër 9 në Kukës janë transportuar nga KQZ-ja drejt gjykatës së Apelit Tiranë me një furgon, (siç tregohet edhe në fotot e mëposhtme) ku do të numërohen nga vetë gjykatësit.

Ky vendim  u mor një ditë më parë me kërkesën e LSI-së, e cila pretendon se janë bërë manipulime dhe për këtë arsye kjo forcë politike ka humbur një mandat.

Kolegji mori vendime të paparashikaura këtë herë duke i hapur rrugë transparencës në disa qarqe e duke ndaluar rinumërimin e votave në disa qarqe të tjera.

Kjo duket të jetë skena e fundit që luhet me kutitë e votimit pasi edhe ankesat e paleve kanë mbaruar së shqyrtuari, ndërsa KQZ-ja nuk ka në axhende asnjë veprim tjetër rishikues, pasi një ditë më parë bërë publike edhe të gjitha gjetjet nga rinumërimi në Lezhë dhe Shkodër.

Kutitë e Kukësit në Kolegj

Kutitë e Kukësit në Kolegj ◄ Back Next ► Picture 1 of 4

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›