Zelandë e Re: Nxirren kufomat e 144 viktimave të tërmetit

Katër ditë pas tërmetit të rëndë që goditi Zelandën e Re, autoritetet e qytetit Christchurch kanë humbur shpresat për nxjerrjen e të mbijetuarve të tjerë nga gërmadhat e shtëpive të rrëzuara. Numri i viktimave të nxjerra ka arritur në 144. Të zhdukur konsiderohen ende mbi 200 persona. Vetëm në gërmadhat e një shkolle mendohet se ndodhen deri në 120 kufoma të tjera.
Inxhinierët e ndërtimit llogarisin që rreth një e treta e ndërtesave në qendër të qytetit janë dëmtuar aq rëndë sa që duhet të rrëzohen tërrësisht. Eksperët i vlerësojnë dëmet në më shumë se tetë miliardë euro.
Tërmeti i fuqisë 6,3 shkallë richter ishte më i fuqishmi në këto 80 vitet e fundit në Zelandën e Re.