E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zelandë e Re pranë një katastrofe ekologjike

Zelanda e Re ndodhet pranë katastrofës ekologjike, pas derdhjes në det të qindra ton naftë nga një anije cisternë, e cila sipas flotës së Zelandës së Re, dyshohet se ka goditur një shkëmb që i ka shkaktuar asaj një çarje tepër të madhe në mes të saj.

Derdhja u lokalizua në një nga depozitat e anijes Rena, në ujërat detare në veri të Zelandës. Autoritetet dyshonin në fillim se rrjedhja ishte dike tek 30 ton, por pas verifikimeve më të hollësishme është vënë re se derdhja e naftës në det shkon nga 130 deri në 350 ton.

Kjo sasi do të shkaktojë një dëm të konsiderueshëm ekologjik dhe çrregullim të sistemeve jetësor që janë krijuar, kryesisht në ujërat detare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›