E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia merr statusin e kandidatit, data peng i Kosovës

Komisioni Europian ka përgatitur mendimin për Serbinë, në të cilin do të bëhet e ditur se Serbia ka arritur një shkallë të reformave me të cilën do t’i lejohet kandidatura për anëtarësim në BE.

Kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Reuters.

Por, sipas burimeve të Reuters, data për fillimin negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE do të shqyrtohet më vonë për shkak se nuk ka pasur progres të mjaftueshëm në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Sido që të jetë, vendimi përfundimtar rreth kandidaturës së Serbisë pritet të merret në dhjetor nga Këshilli i BE’së.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›