Zelensky: Nëse rusët shkatërrojnë ushtrinë tonë në Mariupol, negociatat me Putin marrin fund

Shkatërrimi i ushtrisë sonë, djemve tanë nga rusët, do na bëjë t’i japim fund të gjitha negociatave”. Kështu deklaroi presidenti Volodymyr Zelensky, cituar nga Kyiv Independent raporton BBC.
Më parë Zelensky kishte thënë se negociatat ishin duke u zhvilluar për fatin e Mariupolit, por rusët tani po kërkojnë dorëzim. Presidenti tha se Ukraina nuk do të pranojë kërkesën ruse, kjo për shkak të frikës së një masakre të mundshme që do të prekte ushtarët e saj, nëse ata dorëzohen.