E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zelensky: Nuk do të marr pjesë në samitin e G20, nëse do të jetë i pranishëm Putin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në Samitin e G20 në Indonezi nëse Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jetë i pranishëm.

“Pozicioni im personal dhe ai i Ukrainës është se nëse lideri i Federatës Ruse merr pjesë, atëherë Ukraina nuk do të jetë atje”, tha ai, duke shtuar se në telefonatën e kësaj të enjte që ka zhvilluar me presidentin indonezian Joko Widodo ky i fundit e ftoi sërish ndërsa presidenti ukrainas i tha se mbetet për tu parë pasi kanë mbetur edhe pak ditë që nga samiti që do të mbahet më 15 dhe 16 nëntor.

Zelensky tha se ka biseduar me Widodon për përgatitjet për samitin e G20-s, por edhe për marrëveshjen për eksportin e drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Lufta, që ka hyrë në muajin e nëntë, ka lënë të vrarë mijëra persona, miliona të tjerë janë zhvendosur dhe janë shkatërruar qytete dhe vendbanime. Moska e cilëson pushtimin e Ukrainës si “operacion të posaçëm ushtarak”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›