E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zelensky mesazh ukrainasve: Ndihuni krenar, i mbijetuat 50 ditë agresionit rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky teksa i është drejtuar popullit të tij, ka thënë se duhet të ndihen krenarë që kanë mbijetuar 50 ditë nën agresionin e tmerrshëm rus.

Zelensky shprehet se është një arritje që ukrainasit më 24 shkurt morën vendimin më të rëndësishëm të jetës së tyre, atë që të qëndronin ballë për ballë kundërshtarëve rus, dhe të luftonin për mbrojtjen e vendin të tyre.

Teksa rikthen kujtesën në ditën e parë të fillimit të luftës, Zelensky rrëfen se liderët perëndimor e këshilluan atë që të largohej nga Ukraina, dhe shton se: “ata nuk e dinin se sa guximtarë janë ukrainasit, sa e vlerësojmë lirinë dhe mundësinë për të jetuar ashtu siç duam”, raporton Skynews.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›