E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Nuk do falim asnjë jetë”, zyrtari ukrainas: 503 civilë të pafajshëm janë vrarë nga forcat ruse

Teksa Ukraina prej gati 50 ditësh përballet me agresionin rus, Oleg Synegubov me anë të një postimi në Telegram shkruan se në Kharkiv janë të paktën 503 civilë që kanë humbur jetën.

Kreu i rajonit lindor të Ukrainës në Kharkiv, shkruan se mes viktimave janë edhe 24 fëmijë, ndërsa ‘betohet’ se nuk do falin asnjë jetë të marrë ‘padrejtësisht’ nga forcat ruse.

“Kjo është një popullatë civile e pafajshme, nuk do të falim asnjë jetë”, ka shkruar ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›