Debate ne Keshill per abuzimet financiare te bashkise
Vlore- Debate te ashpra ne mbledhjen e radhes te Keshillit Bashkiak te Vlores. Te djathtet hedhin akuza per abuzime financiare dhe ligjore ndaj shumices se keshilltareve te majte dhe administrates se bashkise se drejtuar nga Shpetim Gjika. Shkak jane bere disa ndryshime ne paketen fiskale, qe u votuan dje, vetem me kartonet e koalicionit "Aleanca per te Ardhmen". Nderkohe qe kane kaluar edhe 157 kredi te buta te familjeve te pastreha dhe lista e ndihmes ekonomike per muajin tetor per familjet e varfra. Gjithsej, jane diskutuar 9 pika, por vetem ne tre prej tyre eshte fokusuar i gjithe debati, per shkak te rendesise. Mbledhja u hap me festen e 99-vjetorit te Pavaresise, ku u njoftua pjesemarrja e autoriteteve te larta te shtetit, me 28 nentor, ne qytetin e Vlores. Pas kesaj, pika qe gjeneroi debat ne radhet e keshilltareve ishte ndryshimet ne paketen fiskale te Bashkise se Vlores.
Keshilltaret e djathte kerkuan qartesim dhe transparence per faturen financiare, por pergjigjet qe kane marre, ishin jo te plota nga administrata e bashkise. Ne kete situate te krijuar, projektvendimi u kalua per miratim dhe pavaresisht kundershtise, ndryshimet u miratuan. Biznesi ne Vlore paguan taksa te larta, madje edhe mbi nivelin prej 10 per qind qe parashikon ligji. Ne mediat lokale eshte hapur debat i madh me publikim te faturave dhe taksave abuzive nga bashkia. Gjithsesi, jane propozuar disa ndryshime, te cilat do te pasqyrohen ne paketen fiskale qe vendori do te aplikoje vitin qe vjen.
Ne rend te dites ishin dhe dy ceshtje me impakt social ne qytet: kalimi i ndihmes ekonomike me fonde te bashkise, per muajin tetor dhe miratimi i listes per familjet qe perfitojne kredi te buta me cilesine e te pastrehut. Lidhur me ndihmen ekonomike, e cila u kalua me votat e majta, kryetarja e grupit te keshilltareve te PD-se, Bahrie Isufi, i kerkoi administrates saktesim te kritereve per familjet qe perfitojne ndihme ekonomike nga buxheti i saj. Gjithashtu, u kerkua per interpelance Inspektoriati Shteteror i Sherbimit Social per gjendjen e krijuar, pasi ka dyshime per abuzime me numrin e familjeve, 900 prej te cilave jane shtese, qe miraton vete administrata e bashkise. Ne fund, eshte diskutuar dhe granti qeveritar per kredite e buta. Lista ka qene me 140 familje, e kaluar nga komisionet perkatese pas verifikimit, kurse nga ana e keshilltareve te te gjitha forcave politike, u propozua dhe miratua kalimi edhe i 17 aplikimeve te reja. Vendimet e djeshme do t'i kalojne zyres se Prefektures pasi te zbardhen, per te marre ose jo miratimin.
O. Hila