E Diel, 1 Nëntor 2026

Fyle: PS-PD, ta kthejne integrimin ne axhende kombetare Qamil Xhani

Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, ka deklaruar dje se dy forcat kryesore politike duhet ta kthejne integrimin ne nje axhende kombetare. Deklarata e komisonerit te KE-se eshte bere gjate takimit me kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama. Fyle ka vleresuar si pozitiv dhenien e konsensusit nga Partia Socialiste per reformat qe do te sjellin me afer integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. "Qe te avancohet ne integrimin evropian, eshte e rendesishme qe te gjitha forcat politike, mazhoranca, opozita dhe e gjithe shoqeria, te perqafojne axhenden evropiane dhe ta kthejne ate ne nje axhende kombetare", ka deklaruar komisioneri Fyle. Ne menyre te qarte, Fyle ka kerkuar bashkepunimin mes opozites dhe mazhorances per te zbatuar pikat qe lidhen me 12 rekomandimet. Ai eshte shprehur se Ministria e Integrimit dhe Komisioni Parlamentar i Integrimit duhet te arrijne marreveshje per permbushjen e rekomandimeve. Nga ana tjeter, kreu i PS-se e ka njohur perfaqesuesin e larte te BE-se me qendrimin e opozites, si dhe me kursin e ri politik te ndermarre nga partia me e madhe ne opozite. Ne komentin e bere per mediat, kreu i PS-se ka theksuar se qendrimi i ri i selise roze ka marre mbeshtetjen e komisonerit per Zgjerimin. Megjithate, Rama ka deklaruar se pavaresisht konsensusit, opozita mbetet dyshuese per zgjedhjet e ardhshme. "Ne hyjme te skeptiket dhe nuk kemi asnje arsye te besojme qe pala tjeter ka vullnet qe kete here te mos ta ktheje gjithe kete proces ne nje kurth te ri, qe te perfundoj me nje pale tjeter zgjedhjesh te vjedhura", tha dje Rama. Kryesocialisti u shpreh se ka njohur komisionerin dhe me ato ceshtje, per te cilat Partia Socialiste mendon se eshte pergjegjesi e qeverise per t'i zbatuar. "Theksuam shqetesimet tona lidhur me te gjithe ate pjese tjeter te konsiderueshme te prioriteteve, qe kane te bejne ne menyre te drejtperdrejte me pergjegjesine e qeverise", u shpreh Rama. Por, duket se pika kryesore ku kreu i PS-se ka paraqitur qendrimet e forces qe perfaqeson, lidhet me zgjedhjet. Rama tha, pas takimit, se opozita do te beje cdo gje per te mos perseritur situatat e meparshme. "Na takon te bejme gjithcka mundemi me besimin qe sensibilizimi shume i larte i komunitetit nderkombetar dhe perkatesisht i BE-se, lidhur me cka eshte e domosdoshme sot per t'u kapercyer, do te jete nje ndihmese shume e madhe qe e shkuara te mos perseritet. Nga ana tjeter, te mos harrojme qe kemi nje raport te ODIHR-it qe ndryshe nga raporti i zgjedhjeve te vitit 2009, eshte i qarte, eshte i trocte dhe nuk le vend per ekuivoke", u shpreh dje kreu i selise roze. Nder te tjera, Rama ka vleresuar dhe rendesine qe ka, sipas tij, kursi i ri politik i opozites. "Jemi plotesisht te vetedijshem per domosdoshmerine e kursit tone te ri, por jemi dhe besim plote, qe ky kurs i ri ka gjetur nje teren te pershtatshem ne kushtet e reja politike qe jane krijuar, per shkak se e verteta ka dale plotesisht ne shesh dhe se askush nuk mund t'i fshihet me asaj", u shpreh Rama.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›