Zemerimi i Topallit dhe "tradhetia" e Topit
Nuk habitesh kur dëgjon Jozefina Topallin, Kryetaren e Parlamentit, të ankohet kundër Presidentit të Republikës për një vendim që është më se normal në një demokraci liberale, por që në Shqipërinë e përmbytur nga tirania e shumicës, mbetet një akt ende i rrallë. Mund të habiteshe për të kundërtën pra, sikur të dëgjoje Topallin të përshëndeste një vendim të Presidentit që, bashkë me skurpulozitetin ndaj Kushtetutës, tregon ndjeshmëri edhe ndaj interesave të pakicës. Sepse është fare e qartë që për Topallin, mekanizmi që e bën "demokracinë" të funksionojë është sundimi i shumicës.
Në fakt, nuk është ashtu. Në demokraci, shumica qeveris dhe nuk sundon. Atje ku shumica sundon, punët e shtetit nuk shkojnë mirë. Shqipëria është shembull i hidhur i tiranisë së shumicave. E keqja i ka ardhur asaj për herë nga shumicat, ndonëse fajtore madje armike, janë shpallur pakicat. Dhe kjo traditë rrënuese bolshevike vazhdon të ripërtërihet në ngjyra të ndryshme: rozë, blu, rozablu. Prandaj jo thjesht për etikë, në demokraci nuk tolerohet që të shkelen të drejtat e pakicës. Jo më kot, tradita e demokracisë perëndimore ka krijuar institucione që e balancojnë, e bllokojnë dhe e korrektojnë një shumicë që dhunon të drejtat e atyre që e rivalizojnë. Dhe një nga këto institucione është pikërisht ai i Presidentit të Republikës.
***
Zemërimi i Topallit ndaj Presidentit Topi, i cili nuk dekretoi Kodin Zgjedhor është tipik i mendësisë së një klase politike të pamësuar me institucione balancuese, e që nuk i binden vullnetit tiranik të një shumice. Nënteksti i deklaratës, që shigjetonte Topin ulërin: Si guxon!!! Jo vetëm kaq. Topalli ka formuluar në thelb edhe një akuzë për tradhti kombëtare kundrejt Presidentit të Republikës. Sepse paralelizmi i Topallit me Mbretëreshën e Anglisë nuk ka asnjë kuptim tjetër. Nëse Mbretëresha Elizabet, e cila përfaqëson unitetin e kombit anglez, nuk do të ndërmerrte kurrë një veprim (si ky i Presidentit Topi) që shkon kundër interesave të kombit, atëherë rezulton se Topi, që e ndërmerr një veprim të tillë, është përçarës dhe tradhtar i interesave të kombit.
Po çfarë sakrilegji paska bërë Presidenti? Mbi të gjitha, ai nuk nënshkroi Kodin, duke ofruar një argument të qartë, gati aritmetik, që dëshmon si 1+1=2, se nuk është lënë kohë e mjaftueshme që Presidenti të shpallë zgjedhjet e vitit 2009 në përputhje me Kushtetutën. Kaq duhet të mjaftonte që shumica të heshtte. Madje, socialistët u treguan shumë më dinakë se Topalli, kur nxituan të bien dakord me vërejtjet teknike të Topit, si për të lënë në hije çdo rivendikim lidhur me përmbajtjen e Kodit. Dhe në fakt, Presidenti nuk ka përmendur fare atë ç‘ka u bë edhe sebepi i përplasjes mes dy partive të shumicës PD-PS, dhe një numri partish të pakicës, me në krye LSI-në. Por Topalli e ndien se, bashkë me kthimin e Kodit, do të rikthehen edhe komentet rreth asaj padrejtësie të dhunshme e të hapur që iu bë LSI-së, PDK-së, PS 91-it dhe përgjithësisht, të gjitha partive të tjera, duke u mohuar të drejtën për të pasur komisionerët e tyre në numërimin e votave. Kthimi i Kodit, si një shans tjetër për të korrigjuar këtë padrejtësi që iu bë "të vegjëlve", do të nxjerrë më në evidencë intolerancën e dy "të mëdhenjve" dhe të liderëve Rama e Berisha. Prandaj për Topallin, duke guxuar të dalë mbi konsensusin e dy partive "të mëdha" PS-PD, Topi ka bërë një mëkat madje, një tradhti.
***
Në të vërtetë, Presidenti Topi nuk ka dalë kundër konsensusit, por kundër tiranisë së shumicës. Sepse konsensusi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Jo thjesht në kuptimin e pjesëmarrjes apo përfaqësimit fizik në një komision apo reformë, por në kuptimin e një zgjidhjeje që kënaq dhe mbron interesat e të gjithëve. Por kur interesat e "të vegjëlve" nëpërkëmben nga "konsensusi" i dy "të mëdhenjve", atëherë "konsensusi" në fjalë është një pazar i ndërtuar mbi interesa të ngushta dhe jo mbi vlera e parime. Prandaj, denoncimi i tij dhe i produktit të tij, është një detyrë patriotike dhe për të mirën e Atdheut. Sepse interesat e një Atdheu demokratik nuk përputhen me dhunimin e të drejtave dhe barazisë së konkurrimit të as edhe një partie politike, sado e vogël qoftë. Eshtë e shkruar qartë edhe në Kushtetutë.
Kodi Zgjedhor, mjerisht, u bë forma ligjore e një strategjie që synon t‘ua bëjë jo vetëm konkurrencën të pabarabartë, por edhe jetën të vështirë deri në zhdukje disa partive, që nuk janë pjesë e oborreve të PS e PD. Dhe në kushtet kur arroganca e tirania e shumicës PS-PD nuk u ndal as para grevës së urisë së 10 deputetëve dhe protestës së mijëra qytetarëve, është detyrë e institucioneve të demokracisë liberale ta kundërshtojnë atë. Në këtë kuptim, ndonëse vetëm teknikisht, Presidenti Topi, duke kthyer për shqyrtim Kodin i ka thënë "jo" tiranisë së shumicës së bashkuar PD-PS. Nuk duhet harruar se, në kushtet e mungesës së një Senati, është pikërisht Presidenti i Republikës ai që duhet të bllokojë ambiciet e shumicave, duke mos lejuar që tirania e tyre të dëmtojë ambiciet e ligjshme të pakicave dhe bashkë me to, edhe lirinë e demokracinë.
Topi është bërë me pakicën - deklaron e nervozuar Topalli. Ne urojmë që të jetë kështu, ne e mbështesim hapur këtë "tradhti", që Topi i bën shumicës për hatër të pakicës. Sepse demokracia shqiptare është e lodhur për vdekje me presidentë "yes-man" të shumicës, me prokurorë "yes-man" të shumicës, me gjykata servile të shumicës. Liberalizmi po vdes nga thundra e hekurt e shumicës, po vdes nga thundrat e shumicave që ndërrohen ose bashkohen. Dhe Shqipëria, edhe pas 18 vitesh tranzicion, mbetet kështu e varfër dhe drobitur, edhe sepse fatet e saj janë qeverisur vetëm nga shumicat që kanë shkelur pakicat pra, për shkak të këtij "bolshevizmi" demokratik që Topalli e mbron nën maskën e "konsensusit" PS-PD.
Dhe sa për tradhtinë e Topit, që është bërë me pakicën, le t‘i kujtojmë Topallit atë që ka thënë Lordi Akton: "Prova më e sigurt për të gjykuar, nëse një vend është vërtet i lirë, është sasia e sigurisë që gëzojnë pakicat".