E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siti, 9 milionë euro në vit për Kambiason

Mançester Siti ka bërë një tjetër superofertë. Këtë herë objektivi ishte mesfushori i Interit, Esteban Kambiaso. Anglezët duket se janë të gatshëm t‘i japin argjentinasit 9 milionë euro në sezon, nëse ai vendos të transferohet në "Istlends". Kambiaso ka kontratë me zikaltërit deri në vitin 2010 dhe aktualisht përfiton afro 3 milionë euro në vit. Oferta e sheikëve të Sitit është aq "joshëse", sa lojtari po mendohet, edhe pse në të kaluarën kishte shprehur dëshirën për të mbyllur karrierën tek Interi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›