Bajern liron Poldin, Roma gati ta marrë
Lukas Podolski gjithnjë e më larg Bajernit të Mynihut. Shumë i mundshëm kalimi i tij te Roma. Lojtari gjerman, prej kohësh objektiv i merkatos së verdhekuqve, do të lërë me siguri bavarezët në qershor. Këtë e konfirmon menaxheri i përgjithshëm i skuadrës, Uli Hënes: "Nuk është aspak e vështirë që të imagjinosh largimin e tij, por vetëm në përfundim të sezonit, ka shpjeguar dje Hënes. Nëse do të gjejmë një zëvendësues në lartësinë e duhur, jam i sigurt që do të mund t‘ia plotësojmë dëshirën".