Nga Gjermania: Juve pranë Ivica Oliç
Nuk është spektakolar, por ka një rendiment të jashtëzakonshëm: 25 gola në 64 ndeshje të Bundesligës (6 rrjeta në këtë sezon). Kjo është arsyeja përse Juventus është vënë në ndjekje të Ivica Oliç, sulmuesit kroat të Hamburgut. Kontrata aktuale e 29-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe sipas revistës "Kicker", bardhezinjtë i kanë ofruar 4 vjet kontratë, me rrogë 3 milionë euro në sezon. Për Oliç interesohen edhe disa klube të tjera, që përbëjnë elitën e skuadrave evropiane.