Zeneli Pas Hages statusi i Kosoves kapitull i mbyllur
Opinionin e kesaj gjykate Zeneli e sheh si vulosje te statusit te shtetit te Kosoves i cili nuk mund te diskutohet me. Ai i sheh te demshme per vete Serbine qendrimet e dyzuara dhe perpjekjet e saj per nje rezolute te re per Kosoven. Sipas tij Serbia duhet te heqe dore nga praktikat dhe fryma e kohes se Milloshevicit.
Zoti Zeneli ka kaluar pak kohe nga opinioni i Gjykates Nderkombetare e Drejtesise per ligjshmerine e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Si do ta gjykoni kete periudhe pas opinionit kur pame pershendetje te ketij vendimi por jo nje vale te re njohjesh
Opinioni i Gjykates eshte i njohur per kedo tashme. Ajo i beri nje analize te gjithanshme te gjitha proceseve misioneve dhe rezolutave qe ishin ndermarre deri tani per Kosoven. Njohjet e reja une nuk i lidh thjesht me pushimet politike dhe diplomatike te veres. Ka edhe mjaft vende te largeta qe nuk kane ndonje interes te shpejte per te njohur Kosoven. Mjaft vende qe u pajtuan me vendimin e OKB-se per dergimin e kerkeses se Serbise ne Gjykaten Nderkombetare dhe pas ketij momenti mjaft nga keto vende anetare te OKB-se duhet te tregojne nje seriozitet per te respektuar kete opinion te Gjykates Nderkombetare. Pra dua te them se nese nje shtet ka deklaruar se une do te gjykoj njohjen e Kosoves vetem pas shpalljes se opinionit te Gjykates Nderkombetare atehere tani duhet vepruar tani eshte momenti. Ashtu sic u respektua nga OKB-ja e drejta e Serbise per ta cuar kerkesen e saj ne Gjykaten Nderkombetare ashtu eshte edhe detyrimi i saj politik dhe juridik per ta respektuar opinionin e kesaj gjykate.
Serbia u deklarua e gatshme te pranoje opinion e Gjykates Nderkombetare ndersa pas tij ajo tregohet e dyzuar duke iu drejtuar serish OKB-se madje edhe duke projektuar nje rezolute te re per Kosoven
Te vjen keq per disa qendrime te pamotivuara. Se pari ishte vete Serbia qe kerkoi opinionin e Gjykates Nderkombetare per ligjshmerine e pavaresise se Kosoves dhe ishin udheheqesit serbe qe deklaruan se do te respektonin cdo vendim te kesaj gjykate. Tani ky vendim duhet respektuar Une e kuptoj situaten e veshtire te brendshme politike elementet nacionaliste por nuk ka rruge tjeter per Serbine drejt Europes. Serbia nuk duhet te behet pengese me artifice dhe rezoluta te tjera por duhet te tregoje nje profil europian drejt se cilit duhet te shkoje. Ky profil nuk vjen thjesht dhe vetem me deklarata qe duhet te integrohemi por duhet te tregohet me qendrime te qarta. Humbja e kohes ne reflektim te qendrimit te Serbise ndaj Kosoves natyrisht qe per Serbine eshte humbje kohe ne perspektiven e saj euroatlantike.
Si vleresoni qendrimet e dy vendeve te rendesishme te BE-se Gjermanise dhe Britanise se Madhe pas opinionit te Gjykates Nderkombetare ku nuk kane munguar dhe takimet direkte me udheheqesit serbe
Nje gje eshte e qarte Bashkimi Europian e ka bere te njohur qendrimin e tij qe pavaresia e Kosoves eshte e pakthyeshme qe integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem dhe e vetmi apel i tyre te 22 vendeve qe e kane njohur ka qene drejt Serbise vecanerisht pas opinionit te Gjykates Nderkombetare. Vizita e ministrit te Jashtem gjerman dhe atij britanik ne Beograd jane pjese e ketij qendrimi te njohur te BE-se. U theksua mjaft qarte ne keto takime se Kosova eshte nje shtet i pavarur nuk diskutohet me statusi i saj u tha qe integriteti i Kosoves eshte i paprekshem iu rikonfirmua perspektiva europiane si e gjithe rajonit edhe e Serbise. Une vleresoj qendrimin e ministrit te Jashtem gjerman i cili u beri apel edhe 5 vendeve te BE-se qe nuk e kane njohur akoma Kosoven qe ta shpejtojne ne kete proces.
Ne gjithe kete klime pozitive dhe njohjeje ligjore qe i behet statusit te Kosoves Serbia nga ana e saj po pergatit nje projekt-rezolute qe kerkon tia paraqese OKB-se per Kosoven. fare shije ju lene keto perpjekje te Serbise
Natyrisht pika kryesore e vizites se dy ministrave europiane por edhe letra e perbashket qe Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe ministrit britanik Hague i kane derguar shume vendeve ishte qe te mos mbeshtetej rezoluta e re serbe qe po pergatitet per OKB. Personalisht do ta gjykoja nje paradoks kerkesen e Serbise per nje rezolute te re sepse permban nje pike qe me opinionin e Gjykates Nderkombetare ka rene sic eshte diskutimi per statusin. Ky eshte nje kapitull i mbyllur. Ne kete kontekst mendoj se nuk ka vend per rezoluta te tilla. Ndersa diskutimet per ceshtjet e bashkepunimit nuk kane nevoje per rezoluta te OKB-se por jane ceshtje dypaleshe qe vijne e zhvillohen gradualisht. Misioni i Ahtisarit qe ne nentor 2005 si i derguari i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se kishte ne thelb percaktimin e statusit. Pra eshte folur me kohe per kete percaktim dhe ne paketen e tij eshte ky gjykim per pavaresine e Kosoves. Me vone jane bere edhe diskutime me kerkese te pales serbe dhe ne Vjene por ceshtja e statusit ka qene e palevizshme nga faktori nderkombetar. Finalja e mbylljes se diskutimit per statusin ishte opinioni i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Serbia nuk mund te kete dyzime ne qendrimet politike diplomatike dhe nacionalizimit ekstrem duhet tia zere vendin perspektiva dhe fryma europiane drejt integrimit europian. Mendoj se duhet nje reflektim serioz pasi nuk mund te ecet me si deri para disa vitesh kur Beogradi shpallte si kriminele lufte kryeministrat dhe kancelaret europiane vendet e te cileve moren pjese ne sulmet e NATO-s. Ajo ishte koha e Milloshevicit. Qeverisja aktuale serbe duhet te tregoje nje vullnet te ri ne perputhje me kushtet e reja politike dhe perspektiven e saj.
Mendoni se kjo rezolute qe serbet po pergatisin per ne OKB nese nuk terhiqet pas apelit qe iu be mund te kaloje ne nje nga sesionet e saj
Une do ta quaja nje veprim shume realist dhe te mirepritur nga te gjithe terheqjen e Serbise nga kjo rezolute. Por po te nisem nga nje interviste qe ministri i Jashtem serb Jeremic dha ne televizionin BBC u duk qarte se nuk do te kete terheqje pra nuk do te kete modifikim te rezolutes dhe mbi te gjitha nuk do te hiqet njera nga pikat me te rendesishme per palen serbe ajo e ridiskutimit te statusit. Megjithate ne vendimin e vendeve anetare te OKB do te ndikojne jo vetem nga lobingjet qe jane bere nga SHBA BE dhe faktore te tjere per te mos e pranuar kete rezolute por shtetet anetare te OKB-se jane dhe para opinionit te shpallur te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise qe ligjeroi statusin e pavaresise se Kosoves. Ne kete pike te gjitha diskutimet e tjera mbyllen. Do te ishte e pakuptimte qe rezoluta e re serbe te mbeshtetej.
Pas opinionit te Gjykates Nderkombetare pati edhe nje kerkese nga ana e udheheqesve kosovare per heqjen e disa termave nga rezoluta 1244 e OKB-se ju duket pak e nxituar kjo kerkese
Une mendoj se gjerat duhet te rrjedhin ne menyre te natyrshme pa nxitime. Kosova do pasohet edhe nga njohje te reja dhe pas tyre ajo do te jete anetare e OKB-se dhe rezoluta 1244 ne njefare menyre do te shumohet. Do te vijne faktore te tille objektive te vete Kosoves te vete raporteve te saj me vendet e OKB-se dhe shtetet qe do te bejne te mundur qe rezoluta te bjere.
Si i gjykoni marredheniet e Shqiperise me Serbine brenda ketij konteksti. Kemi nje vizite ne Beograd te ministrit te Jashtem Meta por edhe nje vizite te mundshme sipas mediave serbe te Presidentit Tadic ne Tirane
Sa i perket ceshtjes se Kosoves te dy vendet ndajne qendrime diametralisht te kunderta por kjo nuk do te thote se sduhet te kemi shkembime marredheniesh ne te gjitha fushat nxitje te politikave te perbashketa europianiste. Une vleresoj edhe nenshkrimin e disa marreveshjeve mes dy vendeve. Nuk jam per te perdorur terma superlative te marredhenieve si te shkelqyera por mendoj se marredhenie te mira kemi dhe duhet te kemi edhe me Serbine si nje shtet i rajonit qe kerkon te integrohet ne familjen europiane. Natyrisht nuk mund te mos them se edhe marredheniet me te mira te Shqiperise me Serbine nuk mund te mos ndikohen nga qendrimi i Serbise ndaj Kosoves. Sdo te ishim realiste po te flisnim apo vepronim ndryshe.
Po marredheniet e Serbise me Kosoven si gjykohen nga ju
Natyrisht te dyja palet kane qene te ndara ne qendrimet e tyre me kohe per kete ceshtje. Kosova ka qene e vendosur te diskutoje per gjithcka pervec statusit ndersa Serbia ka qene e gatshme te diskutoje duke mos pranuar pavaresine e Kosoves. Duhet pergezuar vullneti i Kosoves per te diskutuar gjithcka me Serbine duke i vendosur marredheniet e tyre si raporte mes dy shtetesh qe synojne integrimin europian. Kjo nuk eshte nje beteje ku njera pale del fituese dhe tjetra e humbur.
Mendoni se diplomacia shqiptare duhet te tregohet me agresive ne drejtim te njohjeve te reja te Kosoves
Une mendoj se roli i diplomacise shqiptare ka qene mjaft aktiv. Kam parasysh ketu jo vetem diplomacine por te gjithe politiken shqiptare dhe partite politike te cilat jane fokusuar ne kete qellim. Diplomacia shqiptare nuk ka bere vetem kerkesa ndaj vendeve per njohje te shtetit te Kosoves por ka zhvilluar nje lobim te madh institucional per te bere sqarimet e nevojshme per mjaft vende edhe te largeta te cilat nuk kane ndonje interes direkt per njohjen e Kosoves. shte per tu vleresuar me kete rast vizita e ministrit te Jashtem Meta ne vendet e Amerikes Latine dhe lobimi per njohjen e Kosoves. Por dua te them se ne cdo takim te politikaneve shqiptare me nderkombetaret Kosova ka qene ne qender te temave te diskutuara.
Aristir Lumezi