E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesuesi qe u dhuroi jeten nxenesve e shpirtin shoqerise

Nje here ne faqen e Bashkise se Elbasanit si i nderuar me certifikate mirenjohjeje per merita te vecanta civile ne dobi te qytetit dhe nje here tjeter si anetar i ansamblit Besa. Kaq. Me nje fjale pak i njohur nga memoria dixhitale e kohes. Nderkohe krejt e kunderta duket se eshte ndertuar ne memorien biologjike te njerezve qe e kane njohur aq sa per te formuluar nje opinion. Gjate dhe shkurt historia e jetes se mesimdhenesit Ismail Bedhia eshte e ngjashme me jeten e shume e shume kolegeve te tij ne te gjithe Shqiperine e gjitha dite per dite e vit per vit deri ne pensionin e pashmangshem e kaluar ne sherbim te te tjereve ku meritat dhe vlerat larg publicitetit te rendomte shkrihen ne mirenjohjen e atyre qytetareve te cilet kane pasur fatin te jene nxenes kolege miq e te njohur te tij.
Mesues ne Kosove e Maqedoni
Ismail Bedhia u lind ne Elbasan me 13 mars 1914. Ai filloi shkollen Normale ne Elbasan ne vitin 1932 dhe e vazhdoi me nderprerje pasi duke mbetur jetim qe ne moshen 11-vjecare nuk pati mundesi ekonomike. Numerohet ne memorien e shkolles nder nxenesit e talentuar ne lenden e matematikes. Studimet i kreu ne vitin shkollor 1938-1939 duke marre maturen. Fillimisht emerua mesues ne fshatin Shtermen te Elbasanit ku punoi deri ne vitin 1941. Ai eshte nje nga emrat e mesuesve elbasanas qe iu pergjigj thirrjes per te punuar mesues ne trojet etnike Kosove Maqedoni. Madje eshte mesuesi i pare qe hapi shkollen fillore Isa Boletini ne fshatin Strelce te Kercoves ne vitin shkollor 1941-1942 mesues i shkolles fillore Kastrioti ne Zajac te Kercoves deri ne prill 1942 e me tej mesues ne shkollen Kastriot te fshatit te madh te Serbices ne Kercove. Me pas gjate viteve 1942-1943 dhe 1943-1944 ai punoi mesues ne shkollen fillore Naim Frasheri ne Gostivar. Vec detyres per tu mesuar nxenesve te shkruanin dhe te lexonin shqip ai ka punuar me pasion per edukimin patriotik te nxenesve njohjen e kufijve etnike te kombit tone dhe dashurine per atdheun meme Shqiperine. Shovinistet sllavo-maqedonas prisnin momentin per ta kryqezuar. Kur ushtria partizane maqedonase hyri ne Tetove e Gostivar ne fund te vitit 1944 Ismail Bedhia iku ne terrin e nates sepse e kerkonin si anti-jugosllav.
Nje jete ne aktivitet
Ne qershor te vitit 1944 Bedhia u vendos ne Elbasan ku u inkuadrua ne grupin kulturor artistik te ngritur ne muajt e fundit te atij viti 1944 qe zhvillonte veprimtari ne zonat e cliruara. Pergjegjes i ketij grupi ishte Aleks Buda dhe ne perberjen e tij ishin Ismail Bedhia Ali Tola Vasil Naqi Mehmet Bebeti Gavril Santo etj. Duke filluar nga viti 1945 e deri sa doli ne pension ne vitin 1969 ka punuar mesues thuajse ne te gjitha shkollat e qytetit te Elbasanit. Ismail Bedhia eshte figure komplekse e nje mesuesi. Ai u shqua jo vetem si mesues i mirefillte por edhe si muzikant instrumentist dizenjator e skicograf regjisor dhe skenograf i pjeseve teatrore sidomos me mesuesit e shkollave i kostumeve te aktoreve. Ky mesues duararte ishte rrobaqepes zdrukthetar e mekanik i mire shkrues i notave me partitura muzikore. Shkurt ai meritonte shprehjen cfare i shikonte syri i bente dora. Me kujtohet viti 1948 ne shkollen model Thoma Kalefi sot Ali Agjahu ku nga duart e tij korridoret e shkolles dhe holli i saj te krijonin nje imazh te kendshem qe nuk e gjeje ne shkolla te tjera. Hartat e hemisferave te planetit tone te madhesive qe te impresiononin harta e Europes Azise pushtonin tere mjediset e shkolles. Kishte dhunti nga natyra per lenden e vizatimit. Shkrimi i tij me te vertete te habiste kujton nje koleg i tij. Ismail Bedhia u shfaq ne qytetin tone krahas mesuesise edhe muzikant e instrumentist i spikatur. Ne shkollen Normale asokohe krahas pergatitjes si mesues nxenesit fitonin nje gjuhe te huaj dhe nje vegel mandoline ose violine. Ismaili ne shkolle mesoi ti bjere edhe klarinetes duke i vjedhur zanatin nje mesuesi italian. Me pas klarineta u be vegla me e dashur e tij qe e shoqeroi gjate gjithe jetes kujton nje tjeter bashkekohes.
Njeriu qe i dha shpirtin shoqerise
Ismail Bedhia ishte figure e qytetarit atdhetar me integritet moral te admirueshem. Ai dinte me zgjuarsi tu jepte nxenesve te tij njohuri patriotike me forma intuitive vizuale. Keshtu p.sh ne muret e shkollave te Kercoves dhe Gostivarit ai kishte vizatuar harten e Shqiperise etnike. Autoritetet maqedonase kerkuan ta vrisnin prane kesaj harte. Partizanet jugosllave e prishen nga themeli kete mur. Idete politike te tij per fat te mire nuk binin ndesh me ato te kohes. Ai nuk aderoi ne parti madje deri ne vitin 1948 periudha e Koci Xoxes survejohej si anti-jugosllav. Ne dokumentet qeveritare ai cilesohej indiferent.Ismaili ishte tip studioz ai nuk flinte pa lexuar cdo nate 50-100 faqe libri ose te perkthente. Kishte nje biblioteke te pasur me mbi 2000 vellime cilesore nga te cilat rreth 1000 ne gjuhe te huaj. Zoteronte frengjishten dhe italishten. Mesoi vete gjuhen ruse. Kishte shume dokumente origjinale dhe doreshkrime. Mbante rregullisht ditar. Keto jane shfrytezuar nga hulumtues elbasanas. Krahas studimeve ne Normale ka punuar si rrobaqepes dhe qendistar. Kete e ushtroi edhe ne vitet e monizmit per te plotesuar nevojat ekonomike te familjesJeta e tij ishte pune ku nga 18-20 ore cdo dite edhe buken qe hante e shoqeronte me pune. Duhet theksuar edhe ky fakt gjate kohes qe ka qene nxenes ne Normale ishte nismetar i krijimit te shoqerise Naim Frasheri qe punonte per kthimin e eshtrave te poetit ne Shqiperi. Ismail Bedhia mbetet nje mesues cilesor ne rrethin e Elbasanit dhe i respektuar per punen e bere ne shume fusha. shte vleresuar per punen qe ka bere me stimuj morale deri tek dekoratat. Mban urdhrin Naim Frasheri klasi i trete. Ne vitin 1991 eshte dekoruar nga Presidenti Berisha per merita te shquara per ceshtjen mbarekombetare dhe kontributin e dhene ne kohen kur ishte mesues ne ish-Jugosllavi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›