Zenepe Shmili, e vetme në dy kohërat
25/02/2009 Motra e Nafiz, Shpëtim dhe Fatos Shmilit, intelektualëve të njohur jo vetëm të Elbasanit
Në varfëri dhe larg syve të të gjithëve. I janë mohuar dhe pronat në qendër të qytetit
ELBASAN- Në një moshë të thyer, thuajse e braktisur nga të gjithë Zenepe Shmili mundohet të sjellë detaje nga vështirësitë që hasi kjo familje në vitet e komunizmit edhe pse kontributi nuk mungoi dhe aftësitë e vëllezërve të saj ishin shembull për t’u ndjekur. Një jetë në varfëri e pa përkrahje Zenepja po kalon edhe tani në vitet e demokracisë me një pension të vogël dhe pa asnjë mirënjohje. Teksa hyn në shtëpinë e saj vëren ftohtësinë, mungesën e orendive kryesore si frigoriferi e lavatriçja. Gruaja tashmë 78-vjeçare nuk u martua kurrë dhe prej shumë vitesh që nga dalja një pension është larguar nga bota që e rrethon. Në shtëpinë e saj nuk gjen as televizor, ndërsa paratë e pensionit i harxhon për ilaçet. Ajo tregon se vështirësitë për të kanë qenë të panumërta dhe tronditjet e njëpasnjëshme. Duke filluar tregimin e jetës së saj Zenepja e nis me babanë e saj Qazim Shmili një ushtarak i lartë i kohës së Zogut me kontribute sidomos në luftën e Kosovës. “E mbaj mend babanë, i cili pas çlirimit u mbyll në vetvete, pasi fëmijët rrezikonin shumë prej tij. Ai heshti, as pension nuk mori dhe jetoi në varfëri. Por megjithë heshtjen e të atit, qenia e një familje me biografi të keqe ndikoi në jetën e fëmijëve”. Teksa tregon kujtimet e mjegullta të babait, Zenepja vazhdon me vëllain e madh të saj Nafiz Shmili, i dashuruar pas gjuhëve të huaja, një profesor i njohur i frëngjishtes në atë kohë, për të kaluar tek Fatosi, mësues i përkryer, përkthyes i veprave klasike të letërsisë ruse pa harruar Shpëtim Shmilin, aktorin e madh të skenës me shumë role në teatër dhe në kinematografi me të cilin ajo kishte një lidhje të veçantë. Teksa flet për Shpëtimin i rrjedhin lot dhimbjeje, të cilat nuk kanë munguar në fytyrën e saj të vrarë nga mosha, vuajtjet dhe harresa, vrasja më e madhe për mësuesen që ia kushtoi jetën e saj arsimit. Mjaft e zhgënjyer edhe me këtë kohë teksa mblidhet në apartamentin e saj, mësuese Zenepja kujton gjithashtu se shtëpia e saj ka qenë shumë e madhe, shumë pranë vendit ku ndodhet sot bashkia pikërisht ku ndodhet dhe lulishtja. Ajo është trashëgimtarja e këtij territori, por nuk ka mundur të përfitojë asgjë. Për këtë familje të tronditur nga ngjarje të njëpasnjëshme dhe zhgënjim ka shumë për të folur pasi të arsimuar, me aftësi të veçanta dhe talent, fëmijët e Qazim Shmilit do të shënonin emrin e tyre një kujtesën historike të këtij qyteti.
Flet Shpëtim Haxhihyseni, ish-normalist e student i Nafiz Shmilit
Shndërruan një intelektual të
jashtëzakonshëm në roje parku
ELBASAN- Një prej studiuesve elbasanas, ish-normalist, Shpëtim Haxhihyseni tregon për një prej djemve Shmili, të madhin, Nafizin i përndjekur deri në fundin e tij tragjik si roje.
Si e kujtoni Nafiz Shmilin, djalin e parë të familjes së njohur elbasanase?
“Nafizi qysh në adoleshencën e hershme, në shkollën e mesme, u shqua midis moshatarëve për horizontin e tij intelektual. Qysh në atë moshë, ai zotëronte mirë gjuhët: frëngjisht dhe italisht. Më vonë në studimet e larta zotëroi serbo-kroatishten dhe bullgarishten. Në takimin e parë me Nafizin të linte përshtypje rregullsia e tij në veshje e në komunikim; kish një ecje karakteristike. Fytyra e tij e bardhë, dëshmonte se kishe të bëje me një njeri që “pak e kish parë dielli”. Po,…ai tërë ditën mbyllej në dhomë dhe gërmonte në librat që e rrethonin. Me atë frëngjishten që sa vinte e perfeksiononte dhe e bëri si gjuhën e nënës, ai studioi me themel letërsinë botërore. Me atë pasion dhe regjim jete, u bë rob i librave, që e rrethonin dhe i siguroi vetes statusin e një studiuesi të thellë, por gjithnjë të inkuadruar e të përvijuar në natyrën e mbyllur të tij; i heshtur për të mos thënë shumë i heshtur, mbeti Nafizi. Nëpërmjet atij studimi të përditshëm, të programuar dhe rigoroz, ai dukej sikur në thellësitë e botës shpirtërore diç e mundonte; ishte gama e madhe e ndjesive, e aftësive njohëse të tij për njeriun, për botën që e rrethonte. Ai gjykim i thellë, ai botëkuptim që krijoi, bënë që të shquhej nga kolegët si një idealist.
Shkurt, qysh herët, Nafizi investoi për vetëformimin e tij si një intelektual i rrallë plot kapacitet. Në shumë raste kur ndodhej pranë nxënësve, kolegëve ai heshtte, por me shumë hije. Më shumë simpati ai shprehte me fjalën e tij bindëse. Nafizin e kam takuar për herë të parë kur në vitin 1952 kur na e sollën pedagog të gjeografisë në shkollën Pedagogjike. Ai zëvendësoi profesorin me përvojë Nos Ndria, të cilin që të gjithë ne kishim kohë që e njihnim dhe ruanim respekt. Ora e parë e mësimit me profesorin e ri, s’na zhgënjeu, madje thamë: “S’na doli keq ky ndërrimi i profesorit!”
Dhe e vërteta… Qysh me fjalët e para profesor Nafizi na bëri të shtangeshim; ligjërimi i tij që rridhte dhe veç rridhte na thëthiti, na bëri për vete…
Me shumë kompetencë, me shumë mjeshtëri në komunikim, profesori u fut midis mendjeve dhe zemrave tona. Dhe, kështu mbeti ai për ne deri në mbarim të shkollës së mesme.
Si filloi përndjekja ndaj tij?
Më 1972-1973, Nafizit i bëhet një spostim, pa asnjë farë motivimi e dërgojnë mësues në shkollën tetëvjeçare. Më vonë ishin po organet drejtuese të arsimit që i kërkojnë të jepte frëngjisht dhe shpejt e caktojnë mësues të frëngjishtes në shkollën tetëvjeçare “Konstandin Kristoforidhi”, në ndërtesën ku sot vazhdon shkolla private “Dakli”. Nafizi në frëngjisht ligjëronte si bilbili. Ish ndër pedagogët e rrallë si njohës i kësaj gjuhe. Ishte fat për ata fëmijë që mësonin frëngjishten me të, ndërsa Sigurimi priste momentin që profesorin ta mbërthente. Dhe nuk vonoi rasti. Në një ditë të vitit 1978 një mbledhje e papritur u organizua enkas për profesor Nafizin. Në atë mbledhje u thirrën të merrnin pjesë e shoqja, Kanushja, mësuese në shkollën “Sul Misiri” dhe i vëllai i tij Fatosi.
Veç gjithë mësuesve, me Sekretarin e Partisë dhe drejtorin asistonte edhe Sekretarja e Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit të asaj kohe. Mbledhja për të cilën asnjë nga kolektivi nuk e dinte pse organizohej, nisi me një farë pretence që bëri sekretari për Nafizin. U tha se Nafizi nuk ishte i pastër politikisht për origjinën e tij dhe aq më tepër për “lakrat” që kishte në kokë. U tha se mbante shoqëri me persona që partia i kishte cilësuar armiq.
Ishte fjala tek shoqërimi që ai i bënte Shemsi Totozanit, ish-ambasador i Shqipërisë në Francë. Gjithçka ishte sajuar dhe e qëllimshme. Nafizi me Shemsi Totozanin bisedonte dhe shoqërohej se dhe ai (Shemsiu) jepte frëngjisht në shkolla të tjera dhe kuptohej që së bashku diskutonim për çështje të mësimit në shkollë. Shemsiu “që kish rënë nga fiku”, ishte piketuar dhe survejohej në çdo çast. Kuptohet që profesor Nafizin deshën ta përlyenin në punën e ndyrë të spiunit. Por ai s’u dha. Pra, kjo qe arsyeja kryesore pse dhe Nazifit iu përgatit ky “gjyq”.
Çfarë ndodhi në atë mbledhje?
Në mbledhje asnjë nga kolektivi nuk foli. Në atë atmosferë ndjellakeqe që përfshiu sallën duhej një kurban dhe ky kurban ishte Nafizi i pafajshëm. Sipas një tradite që sigurimi e kish aplikuar prej vitesh në Elbasan, “demaskimi para masës së mësuesve” ndodhi dhe në këtë rast. U kritikua ashpër “armiku i klasës”. Por shumica e pjesëmarrësve heshtën se e kuptonin se kjo ish një sajesë, madje dhe ata “vigjilentë kolegë” që kishin ndjekur çdo fjalë e sjellje të Nafizit, ulën kokën e s’thanë asnjë fjalë. Mbledhja e dha vendimin: “Nafizi përjashtohej nga radhët e mësuesisë”. Vetëm një Zot e di se ç’mendonte në atë moment profesor Nafizi, të cilit i dridheshin buzët. Kështu Sigurimi realizoi atë skenar të fëlliqur ndaj mësuesit Shmili.
Çfarë u bë më tej me profesorin e frëngjishtes?
Nuk shërbeu as shkolla, as frëngjishtja perfekte as mësimdhënia shembullore dhe Nafizin e degdisën në një bonist dhe më pas roje porte pranë parkimit të automjeteve të Qendrës Ekonomike të Arsimit në Gurabardhë. Ata që e njihnin dhe që i dinin meritat e Nafizit kur qëllonte të kalonin afër “profesorit portier” s’kishin zemër ta shihnin, gjynahqarët largoheshin nga viktima e “bëmave” të tyre. Ndërsa i urti, i mençuri, profesor Nafizi mezi priste orën që t’i largohej asaj porte. …Një ndjesi tronditëse sa vinte e po e vriste, një stres e pushtoi dhe mund ta vije re në duart e tij delikate që po dridheshin gjithnjë e më shumë. Ajo pabesi që iu bë dhe që kish vetëm një autor, atë sistem vrastar, po ia brente atë shpirt të brishtë, dhe u bë shkak t’i shkurtonte edhe jetën.
Bisedoi: Ledia Lleshi
I paharrueshmi Shpëtim Shmili
ELBASAN- I shpallur qytetar nderi i Elbasanit, Shpëtim Shmili, ka shënuar emrin e tij ndër aktorët më të mirë të teatrit dhe të kinematografisë. Që në moshë të vogël pikasi prirja e tij për artin. Arsimin 7-vjeçar e merr në Elbasan dhe si të gjithë fëmijët e familjes mbaron shkollën Pedagogjike. Punon për disa kohë mësues në Shtërmen e Cërrik derisa konkurron në Institutin e lartë të Arteve në degën e Dramaturgjisë. Fillon jetën e tij si aktor në vitin 1964 në teatrin “Skampa”. Punoi rreth 30 vjet dhe shënoi 40 role në skenë si personazhi i vagabondit te “Njeriu që pa vdekjen”, Selimi tek “Familja e Peshkatarit”, don Engjelli “Shembja e Idhujve”etj. Aktori i njohur i Elbasanit do të mbahet mend në kinematografi me 12 role si: Robert Çamçakëzi te “Horizonte të hapura”, sinjor Valeta tek “Gjeneral Gramafoni”etj. Veç këtyre ka shkruar komedi muzikore gazmore dhe pjesë për fëmijë për teatrin e kukullave. Viktor Eftimiu e ka cilësuar aktor të një spektri të gjerë që mund të matet bukur me aktorë të mëdhenj përtej kufijve. Në historinë e skenës së Elbasanit do të shënohet: Mbas viteve 1971 teatri “Skampa” do të shtohej me aktorë të rinj, ku aktorët Shpëtim Shmili, Olimbi Dhima, Shane Shllaku, Astrit Cerma, do të shënonin edhe teatrin më bashkëkohor në Shqipëri. Nën regjinë e regjisorit Tomor Shishmani do të vinin në skenë mbi 10 drama. E më pas bashkëpunimi i ngushtë edhe me regjisorin Spiro Duni, e Astrit Çerma do të vazhdonin këtë teatër në epokën e artë. Shpëtim Shmili i talentuar dhe mjaft dallonte për plastikën, interpretimin për karakterin që krijonte në rolet e tij. Mbetet ikonë e artit elbasanas, por edhe shqiptar me vlerësimin “Artist i Merituar”.